Saturday, July 27, 2024

Asllani: E kam pritur këtë gol për një kohë të gjatë

Lexo

“Golin ia dedikoj familjes sime, por edhe këtyre djemve që më kanë ndihmuar gjithmonë. Të gjithë erdhën për të më përqafuar”

Pas sinjalizimit për përfundimin e sfidës Inter-Genoa, Kristjan Asllani ka folur për Sky Sport për fitoren e zikaltërve dhe për golin e tij të parë me këtë skuadër.

“Fitore e rëndësishme, na vunë në vështirësi, në pjesën e dytë pësuam një gol që mund të shmangej, vuajtëm si skuadër. Kishte pak lodhje, por jemi të kënaqur me tri pikët, që janë thelbësore. Ne kemi një avantazh të rëndësishëm ndaj Juventusit, por tani Bolonja është atje, do të shkojmë për të fituar”.

“Golin ia dedikoj familjes sime, por edhe këtyre djemve që më kanë ndihmuar gjithmonë. Të gjithë erdhën për të më përqafuar. Unë e kam pritur këtë gol për një kohë të gjatë sepse jam një tifoz i madh dhe jam i lumtur”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img