Asnjë pjesëtar i Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së 33-të, Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të javës së 33-të të kampionatit Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur, si çdo javë, formacionin më të mirë të javës.

Humbja në transfëertë me Elbasanin, duket se ka ndikuar që komisioni përkatës pranë FSHF-së të mos përzgjedhin asjë pjesëtar të Vllaznisë në listën përkatëse.

Në portë është vendosur Klevi Totoshi i AF Elbasani. Mbrojtja përbëhet nga Mouctar Kodji (Bylis), Serjan Repaj (Vora), Anton Kresic (KF Tirana) dhe Bledar Lila (AF Elbasani).

Në mesfushë janë përzgjedhur Irgi Kasalla (Vora), Jacques Mbé (Flamurtari) dhe Freddy Álvarez (KF Tirana).

Sulmi përbëhet nga tre lojtarët më të spikatur të javës, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre: Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Erald Maksuti (Flamurtari) dhe Aboubacar Camara (Bylis).

Sakaq, trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Ivan Gvozdenovic.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img