Saturday, April 20, 2024

Atletikë-Rikthehet kampioni Sokol Shepeteja,….kafe në Shkodër me miqtë, kolegët dhe rivalët në garë

Lexo

Sokol Shepeteja, është një ndër emrat e spikatur të atletikës shkodrane. Një djalosh shtatlartë dhe me të dhëna perfekte të një sportisti që duke i shtuar edhe vullnetin dhe përkushtimin maksimal në proçesin stërvitor, falë punës profesionale që bënë me të trajnerët e atletikës shkodrane, Sokol Shepeteja shumë shumë shpejt do të bëhej një nga emrat më të njohur të atletikës. Kampion dhe rekordmen me Vllazninë, si dhe antar i ekipit kombëtar në garat e shpejtësisë ai do të ishte për shumë vite modeli i një sportisti për brezat e rinjë.

Largimi në Itali ku jeton prej shumë vitesh nuk ia zbehu aspak vlerat e tij, jo vetëm si sportist, por më pas edhe si trajner dhe drejtues i përgatitjes fizike, i shumë kërkuar nga klubet sportive dhe palestrat eforcës, ku ai demosntron vlerat e tij më të spikatura profesionale.

Edhe pse larg në distancë, lidhjet me Shqipërinë dhe sidomos me Shkodrën që e rriti dhe e formoi në këto nivele që është sot, ai nuk i ndërpreu asnjëherë. Sidomos, shokët dhe kolegët e sportit, ato që janë të parët që takon sa herë kthehet në Shkodër.

Fotoja në fjalë flet vetë. Sokol Shepeteja në shoqërinë e Oltion Lulit, Niko Laros dhe Arben Parmezës, duke konsumuar një kafe mes miqve, kolegëve, por edhe rivalëve brenda ekipit, kampionatet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ato me të cilët sa e sa herë ka prekur finishin e 100 apo 200 metrave. Që të katër janë ajka e atletikës shkodrane, e atij brezi ku Vllaznia  ishte lidër e padikutueshme e atletikës shqiptare, ashtu siç është në fakt edhe sot me djem të rinjë të talentuar që kanë ditur të ecin në gjurmët e Shepetesë, Lulit, Laros, Parmezës, dhe shumë të tjerëve të këtij niveli që Shkodra ka pasë fatin t’i ketë në gjirin e saj.

Mirëserdhe në Shkodër Sokol Shepeteja, respet dhe konsideratë për karrieren tuaj sportive brilante në Shkodër dhe Shqipëri, përfshirë edhe atë po shfaq aktualiht edhe në Itali duke spikatur si ndër specialistët më të zotë të përgatitjes fizike dhe atletike të sportistëve italianë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img