Friday, April 26, 2024

Atletike-Suksesi i radhës për Vllazninë, kampion për të rinj sezoni 2020-2021. Spikat Heldi Valikaj i cilësuar sportisti më i mirë i aktivitetit

Lexo

Atletika shkodrane vazhdon të regjistrojë suksese të njëpasnjëshme duke fituar kupa dhe tituj kampion në të gjithë grupmoshat. Suksesi më i fundit është ai i regjistruar sot në Kampionatit Kombëtar të Atletikës për të rinjë. Garat e zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena” janë dominuar në pjesën më të madhe nga atletët e Vllaznisë, ekip i cili në përfundim u shpall kampion kombëtar për sezonin sportiv, 2020-2021. Krahas titullit kampion si ekip, Vllaznia nxori edhe sportistin më të mirë të aktivitetit, atletin Heldi Valikaj, i cili zuri vendin e parë në garën Kërcim së Gjati me distancën 7.22 m.

Rezultatet individuale të atletëve shkodranë:

Meshkuj

100 m, Leandro Çardaku vendi i tretë 11.13.

110 m/p, Endri Hoxha vendi i dytë 16.12,  Genald Selhanej vendi i tretë 16.70.

Kërcëm së gjati Heldi Valikaj vendi i parë 7.22 (sportisti më i mirë i aktivitetit),  Kolindo Kiri vendi i dytë 6.60, Erdi Duka vendi tretë 6.50 m.

Trehapsh,  Kolindo Kiri vendi i parë, 14.50 m, Heldi Valikaj vendi I dytë, 14.40 m, Agustin Kiçi vendi 3,  13.20 m.

Kërcim së larti, Glenis Haxhija, vendi i parë 1.90 m.

Stafetë 4×100 (Grupi A) vendi i parë (Leandro Çardaku, Kolindo Kiri, Endri Hoxha, Igli Shqarri).  (Gr 2)  vendi i tretë(Agustin Kiçi, Glenis Haxhia, Erdi Duka, Genald Selhanej)

Klasifikimi ekipor për meshkuj, Vllaznia me 160 pikë, vendi i parë.

Femra

Kërcim së gjati, Erisa Rrasa 5.47, vendi i parë.

Trehapsh, Erisa Rrasa 11.8 m, vendi i dytë.

Kërcim së larti vendi i parë Elda Tula dhe  Brisilda Burri në vend të dytë.

Merita për këto rezultate si zakonisht shkon për stafin teknik mjaft profesionist të Vllaznisë, kryetrajnerin Albert Marashi, si dhe kolegët e tij trajnerë, Dorjan Tafa, Bruno Rrotani dhe Jetmir Jahaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img