Wednesday, April 24, 2024

Aventura e tifozit shkodran, Drian Lici. Me biçikletë drejt Tiranës për të ndjekur finalen, Skënderbeu-Vllaznia

Lexo

Që shkodranët e kanë ndjekur Vllazninë kur luante në kryeqytet, kjo nuk është një gjë e panjohur. Madje një gjë e tillë, sipas tifozit veteran, 85 vjeçarit Gjovalin Pavaci, kjo ka ndodhur jo pak herë. Por, realisht duhet pranuar se pedalimi me biçikletë mbi 100 kilometër i tifozëve shkodranë, jo të një peroni, por edhe në grupe, ka ndodhur shumë vite më herët kur edhe mungonin automjetet personale, por që edhe ato publike ishin me pikatore. Por, përpos këtyre, atëherë tifozët ishin tifozë tejet të lidhur me ekipin e zemres që u dhuronte emocione me fitimin e trofeve.

Ndërkohë, Vllaznia e riformatuar e sezonit 2020-2021 ka ngritur peshë zemrat dhe emocionet e çdo shkodrani, brenda dhe jashtë vendit, deri në skajin më të largët të botës ku ka shkodranë që jetojnë me familjet e tyre në emigracion. Paraqitje shumë dinjitoze në kampionat duke mos arritur të fitojë titullin vetem për galeverazh, si dhe prezenca e sotme në finalen e Kupës së Shqipërisë, janë tregues i qartë i vlerave të skuadrës kuqeblu.

Lajmi i mirë për hapjen e pjesshëm të stadiumit për tifozët ka bërë që nga Shkodra të vërshojnë drejt Tiranës me qindra e qindra tifozë që pritet ta ndezin “Air Albania” me entuziasmin e tyre.

Mes tyre, natyrisht që spikat njëri prej tyre. Quhet Drian Lici, dhe e veçanta e tij është se ka marrë përsipër që aksin rrugor Shkodër-Tiranë dhe kthim ta përshkojë duke pedaluar me biçikletën e tij personale, një passion i tij i hershëm, sidomos kur udhëton në zona të largëta turistike të veriut shqiptar.

Përpara nisjes, kur bashkëqytetarët e tij  e kanë përcjellë me duatrokitje dhe ovacione të shumta nga sheshi i lagjes Parrucë, Driani, është shprehur optimist se Vllaznia do ta fitojë finalen e sotme dhe trofeu do të mbërrijë sonte në Shkodër. Dhe, në rast se vertet do të ndodhë kështu, ndër të tjera, skuadra, stafi dhe drejtuesit, përfshirë edhe sponsorin aktual, Alban Xhaferi, duhet t’ia detikojnë suksesin edhe tifozit Drian Lici, i cili me aventurën e tij të pedalimit në biçikletë të itenerarit, Shkodër-Tiranë dhe kthim, është futur në histori

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img