Sunday, April 28, 2024

Bashkia Shkodër humb miqësoren me Ambasadën Suedeze. Spikat Kryebashkiaku Bardh Spahia më i miri në fushën e lojës të stadiumit “Loro Boriçi”

Lexo

Pjesë e aktiviteteve të shumta që përfshinë qytetin e Shkodrës në kuadrin e “Javës së kulturës Suedeze në Shkodër”, ishte ndeshja miqësore e futbollit e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” mes personelit të bashkisë Shkodër dhe personelit të ambasades së Suedisë në Tiranë.

Në përfundim të kësaj ndeshje, e cila kryesisht u vleresua si një mesazh për rininë që ti kushtohet më shumë sportit, rezultati ishte në shifrat 7 me 4 në favor të ekipit të personelit të Ambasadës Suedeze.

Krahas të tjerëve, futbollistëve në fushën e lojës dhe shumë të tjerëve nga stafet përkatëse në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe dy titullarët kryesore, kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia dhe Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

Për Bardh Spahinë, i cili përpos profesionit të mjekut, në vijim edhe të politikanit dhe tashme edhe të kryebashkiakut të Shkodrës, një passion të kahershëm që në rininë e tij ka edhe sportin, emocionet ishin shumë të mëdha. Duke qënë pjesëtar i formacionit të Bashkisë Shkodër, ai spikati si një sulmues i rrezikshëm, ku edhe 3 nga 4 golat e shënuar nga ekipi i Bashkisë, mbajnë firmën e tij.

“Një miqësore për tu mbajtur mend, ku kryefjalë nuk ishte rezultati, por miqësia mes .

Rikthimi në fushën e blertë të qytetit tim, këtu ku lindi futbolli në Shqipëri, në një ndeshje mes stafit të Bashkisë tonë dhe atij të ambasadës Suedeze, ishte shumë emocionues.

Faleminderit Embassy of Sëeden in Tirana dhe ambasadores Ambassador Elsa Håstad in Albania që përzgjodhët Shkodrën, për të sjellë javën e kulturës Suedeze dhe për tifozerinë e këndshme në shkallët e stadiumit historik të Vllaznisë.”, shkruan kryebashkiaku shkodran Bardh Spahia pas ndeshjes në faqen e tij zyrtare të rrjeteve sociale.

Pjesë e kësaj miqësoreje ishin edhe shkëmbimet e dhuratave simbolike nga palët përkatëse, ku pas marrjes së flamurit suedez dorëzuar nga Ambasadorja Elsa Hastad, ishte kryebashkuaku Spahia që i dhuroi ambasadores suedeze një uniformë të Vllaznisë së Shkodrës të personalizuar me errin e saj.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img