Basketboll Meshkuj-Besëlidhja fiton edhe finalen e tretë me Tiranën dhe shpallet kampione e Shqipërisë 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 103-84 në finalen e tretë dhe është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për djem për sezonin 2025-2026.

Lezhjanët kanë dominuar serinë e finaleve, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë bardhebluve.

Finalja e tretë e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. skuadra e Afrim Bilalit ka fituar periodën e parë 24-23 dhe ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të 5 pikëve (54-49). Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet në barazim 21-21. Besëlidhja dominon periodën e katërt dhe fiton gjithë takim me rezultatin 103-84.

Lezhjanët shpallen kampionë të Shqipërisë për të tretin sezon radhazi. Këtë vit Besëlidhja ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë brenda 3 ditëve në “Air Albania”. Pas Izraelit e mund edhe Luksemburgu 0-1

Shqipëri-Luksemburg  0-1(Shënues: Danel Sinani 8’) Kartonë të verdhë:Asllani 32',Laçi 36',Pajaziti 93'/Duarte 5',Korac 36',Bohnert 87' Shqipëria:Sherri,Hysaj,Pllana(Ajeti 46'),Gjimshiti,Mitaj,Ramadani(Shehu 46'),Asllani(Pajaziti 63'),Laçi(Shpendi 46'),Bajrami(Seferi 46'),Hoxha(Broja 63'),Uzuni(Daku...
- Advertisement -spot_img