Sunday, April 28, 2024

Basketboll Meshkuj/Pas Lekndreajt, Presidenti i KB Vllaznia Alban Xhaferi firmos edhe me Robert Shestanin

Lexo

E mërkura ka qënë dita e firmosjes së dy kontratave shumë të rëndësishme për Klubin e Basketbollit Vllaznia. Presidenti i koshit shkodran, Alban Xhaferi ka bërë realitet rikthimin në Shkodër të dy basketbollistëve cilësorë, Daniel Lekndreaj dhe Robert Shestani. Dyshja në fjalë që është edhe pjesë e rëndësishme e kombëtares së Shqipërisë, u largua nga Vllaznia gjatë periudhës së pezullimit të aktivitetit zyrtar të basketbollit në Shqipëri për  arsye të pandemisë. Por, rihapja e aktiviteteve zyrtare të basketbollit në Shqipëri u shoqërua me formatimin e skuadrës kuqeblu. Në këtë kuadër, mbërritën në Shkodër një kontigjent i zgjeruar i lojtarëve amerikanë, ndërkohë që tashmë vjen momenti i duhur që pjesë e Vllaznisë të bëhen edhe dy ishët e saj, Shestani dhe Lekndreaj.

“Përtej kushteve jashtzakonisht të vështira në realizimin e procesit stërvitorë, siç dihet Pallati i Sportit prej kohësh u vendos në shërbim të procesit të vaksinimit dhe tashmë bashkë me palestrat e tjera sportive, në shërbim të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prill 2021, stafi drejtues me në krye Presidentin Alban Xhaferi nuk kanë pushuar asnjëherë të gjitha përpjekjet e mundshme për të patur një ekip konkurues. Pas performancës shumë pozitive, në superligën e Kosovës, lojtarët e kombëtares shqiptare, shkodranët Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj, janë rikthyer pranë Vllaznisë duke qënë një forcë më tepër për kuqeblutë e koshit, në përmbushjen e objektivave të sezonit 2020-2021”, shkruhet në postimin e orëve të pasdites së sotme në faqen zyrtare të KB Vllaznia.

Në fakt, Veriu Sport solli ekskluzivisht mesditën e sotme firmosjen e kontratës zyrtare që presidenti Alban Xhaferi bëri me basketbollistin Daniel Lekndreaj, ndërkohë tani përmes faqes zyrtare të Klubit të Basketbollit Vllaznia bëjmë me dije zyrtarizimin edhe të basketbollistit Robert Shestani shoqëruar edhe me foton me presidentin Xhaferi pas firmës përkatëse.

Kujtojmë që Robert Shestani, i cili më heret mbante shiritin e kapitenit të Vllaznisë është produkt i familjes sportive “Shestani” në basketboll, konkretisht djali i ish basketbollistit kampion kuqeblu, Marin Shestani, si dhe nipi i legjendës së basketbollit të femrave, Xhuli Shestani. Në kampionatin kosovar, Shestani luajti për Vëllaznimin e Gjakovës, skuadra lidër e basketbollit në kampionatin e atjeshëm duke qënë boshti kryesor i kësaj skuadre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img