Basketboll Meshkuj-Vllaznia “amerikane” zbret në “Q. Dervishi”. K. Kombëtar, të dielen, ora 17.00 Vllaznia-Goga Basket

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për kategorinë Superiore ku bën pjesë edhe Vllaznia e Shkodrës ka luajtur dy javët e para. Ndeshje këto, që sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, kuqeblutë i kanë zhvilluar në transfertë. Ballafaqimi i parë ishte me Teutën e Durrësit, një nga skuadrat pretendente për titull, ndeshje të cilën Vllaznia e humbi me rezultatin 92 me 80. Një humbje kjo, që nisur nga koha e pakët stervitore që skuadra thuajse e tëra amerikane kishte në dispozicion ishte justifikuese. Ndërkohë, që në javën e dytë duke qënë sërishmi mysafirë në Durrës, por këtë radhë përballë ekipit Eagles, kuqeblutë prezantuan një formë krejt tjetër sportive, gjë që u pasqyruan edhe në rezultatin e ndeshjes që në përfundim ishte me një fitore në shifrat e thellë  61 me 107 për Vllazninë.

Java e tretë e Superiores së basketbollit shqiptar e rikthen Vllazninë e koshit në Shkodër ku të dielen në orën 17.00 do të luajë përballë një tjetër tjetër pretendente, madje edhe më të fortë se sa Teuta, siç është Goga Basket, skuadra kampione kombëtare në fuqi. Nëse nuk do të ishte kohë pandemie, e themi me plot gojën se pallati i Sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës do të kishte një dyndje tejet të madhe të tifozërisë kuqeblu. Por, megjithatë, e rëndësishme është që Vllaznia “amerikane” ka rastin të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri sportiv në shtëpi, që për nga radha është e treta në kampionat. Një ndeshje, e cila pritet të paraqesë realisht nivelin e skuadrës kuqeblu të këtij sezoni dhe kryesisht për të parë edhe cilësitë e blerjeve amerikane, të cilat në këtë sezon janë nëntë të tilla, përfshirë edhe trajnerin  Mathew Jones.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -