Friday, May 3, 2024

“Bëjmë paraqitje dinjitoze ndaj Lindfilldit”, Xhaferri për “Panorama TV”: Nuk jam kundër ndryshimit të skemës së Superiores, por duhet vepruar me kujdes

Lexo

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ishte i ftuar ditën e sotme tek emisioni sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype ai foli për ndryshimin e skemës së Superiores. Xhaferi u ndal edhe tek merkatoja e verës si dhe objektivat e ekipit për sezonin e ri.

Ndryshimi i skemës bëhet me qëllimin që të jetë gara më tërheqëse dhe e bukur për tifozët, nuk është se jemi kundër ndryshimit të skemës, përkundrazi nëse bëhet në modalitetin e duhur. E rëndësishme është që të luhet deri në fund, se vitet e fundit kampionati ka qenë shumë i fortë. Çdo formulë e re duhet ti bashkëngjitet dhe të luhet deri në fund për objektivat e përcaktuar. Kam propozuar që mos anashkalohen tek pjesa e stadiumeve, mos luhet vetëm në “Air Albania”, por edhe në “Loro-Boriçi”, kemi tifozë shumë të zjarrtë dhe të interesuar.

Çdo skemë që mund të bëhet, duhet të luhet deri në momentin e fundit, në qoftë se bëhet pjesa e play off nuk jemi kundër puna është të mos zerohen pikët sepse do të ketë objektiva të ndryshme, dhe nuk do të ketë garë mes ekipeve. Pikët e grumbulluara të shërbejnë edhe për fazën e play-off.

Ne nuk e dimë kush do kryesojë kampionatin dhe kush do të jetë në vendin e katërt, e rëndësishme është që i gjithë sezoni të shërbejë edhe për pjesën e play off. Të gjendet një formulë që të dyja të kenë peshën e vet.

Kemi pasur disa mendime, pasi është një formulë që ska eksperiencë, duhet vepruar me kujdes pasi mund të rezultojë fatale për gjithë vitin. Formula e Play-Off është më interesante dhe për tifozët, e kam të vështirë të them kush është më e saktë, janë dhënë disa ide por duhet të mundohemi edhe më shumë për të bërë më të mirën.

Duhet shikuar kush formulë është miratuar, pjesa e rëndësishme është dhe pjesa e të ardhurave, kur ka shumë përfitemi, kjo është gjë shumë e mirë. Të gjithë klubet luajnë për Kupat e Europës pasi synojnë sa më shumë të ardhura. Mund të jetë diçka e shëndetshme për të gjitha klubet.

Ndeshjet mund të bëhen me sistem vajtje ardhje, dhe i siguroj të gjithëve që stadiumi “Loro Boriçi” është perfekt, nuk duhet anashkaluar, ka disa vite që nuk luhen ndeshje ndërkombëtare, ndoshta duhet të luhen edhe atje.

Merkatoja e Vllaznisë- Që në fillim jemi munduar të bëjmë ndryshime, në 3 vitet e fundit kemi fituar dy Kupa dhe jemi në Kupat e Europës. Ne duam të vazhdojmë me strategjinë, kemi afruar lojtarë potencialë, nga akademia kemi dhënë mundësi për të shpalosur talentin. Po mundohemi shumë dhe po punohet fort, kemi zhvilluar stërvitje të mira në Bosnje.

Nuk është së kemi larguar lojtarë, iu pati përfunduar kontrata. Kemi bërë propozime por nuk kemi arritur në dakordësi, kështu që i kemi lënë të lirë.

Jemi në rrugën e duhur edhe pse kemi ende kohë, merkatoja përfundon në 31 gusht. Shpresoj që grupi të jetë sa më shumë në harmoni dhe të bëjmë një prezantim dinjitoz ndaj Linfild.

Kemi pasur dëshirën që të vazhdonim me lojtarët, por me disa skemi arritur në dakordësi, gjithsecili ndjek rrugët e veta. Arsid Krujës i uroj shumë sukses tek Teuta.

Kemi besimin e plotë tek Memelli dhe do eci shumë mirë tek Vllaznia. Ai ka shumë energji sukses ka eksperiencë. Ne presim të bëjmë një prezantim sa më dinjitoz, kemi lojtarë cilësorë, kemi zhvilluar nja 3 miqësore, me zor po presim të shohim eksperiencën e ekipit. Kundërshtarët luajnë një futboll të fortë.

Sduhet pasur frikë, duhet luftuar deri në fund, kam parë një përkushtim të madh tek të gjithë, duhet të luajnë pa frikë, të bëjmë lojën tonë dhe të ecim sa më shumë. Sa të jetë në drejtimin tim Vllaznia do të ketë objektiv titullin, Kupat e Europës dhe Kupën e Shqipërisë”, deklaroi ai.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img