Friday, May 3, 2024

Vllaznia-Mbrëmjen e 13 korrikut luan në transfertën e largët të Belfastit për Konferencë Ligë, pas dy ditësh, me 15 korrik, zyrtarizon Miqësoren me Buduçnostin në “Loro Boriçi”, ora 20:00

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë janë në ditët e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë europiane të Konferencë Ligë me Linfield të Irlandës së Veriut. Skuadra e drejtuar nga trajneri Migen Memelli, pasditen e sotme është stërvitur në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi”.

Seancë kjo e parafundit stërvitore në prag të ndeshjes së parë zyrtare e Konferencë Ligë ndaj Linfield. Sipas programit, nesër(e martë) do të ketë edhe një seancë tjetër të fundit, ndërkohë që të mërkurën do të niset drejt Belfasit.

Ndërkohë, që rradhët e futbollistëve dhe stafit teknik vërehet optimizëm për një rezultat pozitiv në këtë takim të parë të vlefshëm për “UEFA Europa Conference League”, stafi teknik zyrtarizoi mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore me skuadrën e Superligës malazeze, Buduçnost.

Një miqësore kjo që është planifikuar të luhet me datë 15 korrik 2023, pikërisht dy ditë pas ndeshjes zyrtare të Konferencë Ligë që luhet mbrëmjen e 13 korrikut në Belfast.

Që do të thotë, më saktësisht, se pas ndeshjes Linfield FC-Vllaznia, kuqeblutë do të fluturojnë direkt me avion çarter nga Irlanda e Veriut e largët për të mbërritur mëngjesin e 14 korrikut në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, dhe menjëherë të nesërmen në mbrëmje, ora 20:00 të 15 korrikut do të luajë miqësoren me malazezët e Buduçnostit.

Një program disi i ngjeshur, kur kemi parasysh ngarkesen dhe lodhjen fizike që merr skuadra nga përballja e parë në transfertën e largët e Irlandës së Veriut.

Megjithatë, në fokusin e stafit teknik të kuqebluve, kjo miqësore është menduar dhe ideuar në një këndvështrim tjetër duke e trajtuar si një shkrythje dhe një testim tjetër të fundit të skuadrës për ndeshjen e kthimit të 20 korrikut ndaj verioirlandezëve të Linfield në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img