Thursday, April 25, 2024

“Big Brother VIP Albania 2” dhe Vllaznia”…Bom bom, Merkato e bukur. E morrme Edhe Kiaren. *Luizi Me Vllaznin e me Shkodren!

Lexo

Për hirë të së vertetës, që në momentet e para të fillimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, komuniteti shkodran, mes të cilëve edhe tifozëria e zjarrtë e Vllaznisë, iu bashkuan mbështetjes për bashkëqytetarin e tyre, Luiz Ejlli, si një nga banorët kandidat kryesorë për fitimin e këtij spektakli.

Mbështetjen për Luiz Ejllin, e shprehu pak ditë më parë edhe vetë presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili në emisionin “Proçesi Sportiv” ku ishte i ftuar, uroi që këngëtari shkodran Luiz Ejlli dhe Vllaznia të shpalleshin kampionë këtë edicion.

Në mbështetje të Luizit ishin edhe futbollistët kuqeblu, të cilët nuk nguruan të pozonin me celularët e tyre të fiksuar tek Luizi në Big Brother, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet ndonjë vizitë surprizë e tyre në shtëpinë e Big Brother për të takuar fansin e tyre.

E ndërkohë, me qindra e mijra janë postimet pro Luizit edhe në faqet e grupeve të shumta të tifozërisë shkodrane, brenda dhe jashtë vendit, të cilët sidomos pas ngjarjes më të fundit që ndodhi brenda shtëpi Big Brother VIP me dasmën e Luizit me Kiara Titon, kanë shpërthyer me komente dhe batuta nga më pikantet në mbështetje të çiftit.

Njëra prej tyre, ajo “Vllaznia Diasporë”, e konsideron ngjarjen në fjalë si merkato të Vllaznisë duke shpresuar dhe uruar që tashmë gjërat të shkojnë më mirë drejt fitimit të titullit kampion.

“… URIME KINGUT.

Bom bom, Merkato e bukur.

E morrme Edhe Kiaren.

*Luizi Me Vllaznin e me Shkodren

*Shkodra e Vllaznia #meluizin .

PS: Amosi ,olta, si me ken Herici e Aralica ato tpart sjan per dasma ,KTO sjan per futboll.

*Vini re: kafen e dasmes ja japim kur tdalin,

Se nuk do menaxhojne njerzit Edhe lekt e dasmes si Faqet e Luizit(JO per gja po skane kohe)…”, shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img