Tuesday, April 23, 2024

Luhet derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana në shifra

Lexo

Të shtunën e 2 marsit do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, klasikja e futbollit shqiptar, sfida Vllaznia-Tirana. Shkodranët po kalojnë një moment të artë, 10 rezultate pozitive radhazi në kampionat, duke zvogëluar në 6 pikë diferencën me kryesuesit e Egnatias.

Kuqeblutë kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv përballë rivalëve të vjetër, që ti afrohen akoma më shumë kreut të renditjes. Miqtë nga kryeqyteti nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, 2 pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat, por të tilla sfida motivojnë Tiranën që të japë më të mirën. Bardheblutë do të synojnë kthesën e madhe në transfertën e Shkodrës.

Po si është bilanci mes dy skuadrave më të vjetra të futbollit shqiptar? 198 ndeshje kanë zhvilluar mes tyre dy skuadrat dhe bilanci anon nga Tirana që ka fituar 88 takime, Vllaznia ka fituar 60 ndeshje, ndërsa 50 ndeshje janë mbyllur në barazim. 263 gola kanë shënuar bardheblutë në këto takime, ndërsa shkodranët 212. Këtë sezon skuadrat janë përballur 2 herë dhe kanë fituar nga një ndeshje në transfertë me rezultatin identik 0-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img