Tuesday, December 10, 2024

Boks-Kombëtarja shqiptare në Kampionatin Europian të Sllovenisë për shkollarët. Shkodrani Kristian Jubani, fiton ndeshjen e parë ndaj malazezit Nikola Rajçeviç, hapet rruga drejt zonës së medaljes

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë e shkollarëve është pjesë e Kampionatit Europian që është duke u zhvilluar në Slloveni. Të shoqëruar nga trajnerët Renato Kurti dhe Antonet Rrapushi, në listën e garuesve në këtë europian janë edhe tre boksierë shqiptarë: Kristian Jubani pesha 40 kg, Antonio Hoxha pesha 50 kg dhe Marsid Hoxha pasha 75 kg, I pari nga Shkodra dhe dy të tjerat nga Tirana.

Në fakt, Kristian Jubani ka një një histori të veçantë, sepse babai i tij, Gjergji, nipi i shahistit të madh shkodran, Çesk Jubani, ka emigruar prej shumë vitesh duke u sistemuar në Irlandë, atje ku ka lindur edhe Kristiani që sot është në moshën 14 vjeçare.

Pak ditë më parë, Veriu Sport, përcolli një intervistë ekskluzive me vetë Kristiani, babain e tij, Gjergjin dhe trajnerin e boksit Vllaznia, Lazarin Vila, i cili kishte marrë përsipër të sterviste në palestren e Vllaznisë, Kristianin e ardhur me pushime nga Irlanda.

Pikërisht në atë intervistë, Kristiani dy herë kampion i Irlandës për moshat, si dhe babai i tij shprehen dëshirën që ai të boksonte për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Sllovenisë që niste pak ditë më pas. Kësisoj, me interesimin e trajnerit Vila si dhe kryetrajnerit të kombëtares së boksit Zef Gjoni, u mundësua pajisja me pasaportë shqiptare duke i dhënë mundësinë të udhëtonte në përbërje të kombëtares kuqezi drejt Sllovenisë.

Dhe ndeshja e parë e Kristian Jubanit për flamurin shqiptar kurorëzohet me sukses duke fituar pastër me rezultatin 5 me 0 ndaj kundërshtarit të tij nga Mali i Zi, Nikola Rajçeviç.

“Kristiani ka bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër boksierit malazez. E karakterizon teknika e lartë, shpirti luftarak dhe edukata e lartë sportive! Sportist i mirëfilltë dhe jemi krenar që e kemi pjesë të ekipit kombëtar! Ndeshjen e rradhës, Kristiani e ka kundër boksierit sllovak me datë 21( ndeshje për zonë medalje )”, shprehet nga Sllovenia, për Veriu Sport, trajneri i kombëtares shqiptare, Renato Kurti.

Ndërkohë në vijim, trajneri Kurti bën të ditur se në ring pritet të ngjitet sot Antonio Hoxha,  boksier i ekipit Antonet boxing në Tiranë, 3 here kampion kombëtar ku do të  ketë përballë rivalin e tij të peshë 50 kg nga Moldavia, ndërkohë që menjëherë , por me datë 21 gusht do të vijë edhe ndeshja tjetër e peshës 75 kg ku kampioni i ekipit të Tiranës, Marsid Hoxha, boksier që në kampionatin shqiptar stërvitet nga trajneri Renato Kurti, i cili do të ketë përballë kampionin e Spanjës, në një duel që vlen për medalje.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img