Saturday, July 27, 2024

Mundi në finale Anglinë, Spanja shpallet kampione e botës në futboll femra

Lexo

Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave, që u zhvillua në Australi dhe në Zelandën e Re, uli të dielën siparin e tij me finalen e tij. Kjo finale, që ka nisur të luhet në ora 12:00 me orën e Tiranës, ishte një derbi evropian, pasi vuri përballë njëra-tjetrës Spanjën dhe Anglinë. Sikundër i gjithë ku botëror, edhe ndeshja finale u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Pjesa e parë ka parë Anglinë t’i afrohet e para golit, por është shtylla horizontale e portës që shpëton spanjollet, të cilat do të nisin të reagojnë dhe pjesa e parë është mbyllur me epërsinë e tyre minimale, me golin e shënuar nga Karmona, në minutën e 29-të.

Pjesa e dytë ka qenë e hapur dhe e luftuar nga të dyja palët, me anglezet që kërkonin golin e barazimit, por edhe me spanjollet që nuk janë mjaftuar me mbrojtjen e golit të vetëm, por e kanë kërkuar edhe golin e sigurisë. Dhe në minutën e 70-të e kanë patur këtë mundësi, por Hermoso nuk është treguar e saktë nga pika e bardhë, pasi goditja është saj është pritur nga portierja angleze.

20 minutat e mbetura të lojës dhe plot 14 minuta shtesë nuk kanë sjellë më gola të tjerë dhe Spanja mund Anglinë 1-0 shpallet, për herë të parë në histori, “kampione e botës” në futbollin e femrave, duke e detyruar Anglinë, që erdhi si favorite në finale, të kënaqej me medaljen e argjendtë, ndërsa atë të bronztë e mori Suedia, që të shtunën mundi vendaset e Australisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img