Saturday, April 27, 2024

Boks Profesionist-Kampioni Jurgen Uldedaj përballë Dymitr Serguta(Ukrainë), 17 korrik për të mbrojtur titullin “WBC Youth Champion“

Lexo

Pas një ndërprerje nga Pandemia, këtë të shtunë me 17 Korrik, Jurgen Uldedaj (13-0-0), kampioni aktual botëror i dyfisht në “WBO Youth” dhe “WBC Youth” deri 24 vjeç, në peshen Cruiserëeight do të mbrojë titullin “WBC Youth Champion“, kundër boksierit nga Ukraina Dymitr Serguta (7-1-0). Kundërshtari i Tij nga Kievi është një boksier shumë serioz me shtatë nokaute në shtatë luftimet e tij fitimtare.

Për dijeni, Jurgen Uldedaj, edhe pse është pjese e klubit Gjerman “SES Boxing”, ai lufton për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në ring dhe është shqiptari i vetem që mban dy tituj botëror në dy federatat më të rëndësishme të boksit profesionist WBO dhe WBC.

Me promotor Ulf Steinforth dhe nën drejtimin e trainerit të Tij Dirk Dzemski ai është sot në majat e ringut botëror, duke u rankuar në top 15-të më të mirët në botë për peshën Cruiser, aktualisht i listuar i 11-ti në Wdhe i 13-ti në ËBC.

Sipas axhendes, sot u zhvillua konferenca e shtypit, ndërsa trainimi publik do jetë me datë 14 Korrik ora 17:00 dhe peshimet zyrtare, me datë 16 Korrik ora 15:00, në City Care, Magdenburg.

Ky Event organizohet nga Klubi Gjerman “SES Boxing” ku bën pjesë shqiptari Jurgen Uldedaj dhe zhvillohet në skenën lundruese të liqenit të Magdenburg.

Transmetim televiziv: nga MDR – “SPORT im Osten – drejtpërdrejt” në orën 22:35 +++. Ndërkohë, në lidhje me transmetimet nga tv shqiptare do të ketë një informacion tjetër në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img