Friday, April 26, 2024

Shuhet Shefqet Caslli, gjyqtari i 500 ndeshjeve zyrtare!

Lexo

Bota e futbollit në Shqipëri është zi. Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar. “Bilbili” mbi 500 ndeshjev zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985. Lajmin e ka dhënë gazetari i njohur Dëfrim Methasani.  “Shuhet Shefqet Caslli, ish gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar.

Mbi 500 ndeshje zyrtare, në 25 vite karierë nga 1960-1985, nuk janë pak, për njeriun që gjykimin e nisi rastësisht pasi mungonin gjyqtarët e një ndeshje ku ai ishte thjesht një tifoz, por ngjiti maja në karierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s.

Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e “Juventusit” në Shqipëri, por sëmundja e rrëzoi në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar. U prehsh në paqë bilbili ndërkombëtar i futbollit Shefqet Caslli!”, shkruan Methasani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img