Thursday, April 18, 2024

Boks-Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tre boksierët kuqezi, Gjetaj, Dema dhe Karaj kualifikohen në finale

Lexo

Kombëarja e Boksit e Shqipërisë, nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni dhe kolegut të tij Jetmir Kuçi është pjesëmarrëse e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari” që po zhvillohet në Prishtinë. Besjor Gjetaj në peshen 75 kg, Bekim Vjerdha në peshen 80 kg dhe Redis Karaj në peshen 86 kg, janë boksirët e kombëtares shqiptare konkurues në këtë turne.

Në ditën e parë, ekipi i jonë përfaqësues ka zhvilluar vetem një ndeshje. Në rring është ngjitur boksieri i talentuar shkodran, Besjor Gjetaj për peshen deri në 75 kg, i cili ka boksuar përball boksierit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut Bunjamin Imeri.

Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga boksieri shkodran Gjetaj, i cili është kualifikuar në finale. Në finale, por me short, pa zhvilluar ndeshje kualifikuese, janë kualifikuar edhe dy boksierët e tjerë kuqezi, Bekim Vjerdha dhe Redis Karaj.

Tre boksierët e kombëtares kuqezi do të ndeshen ditën e sotme në finalet e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari” me synimin dhe objektivin e fitimit të medaljes së artë.

Besjor Gjetaj pesha 75 kg, do të diskutojë medaljen e artë me rivalin e tij Viliam Cholov të Bullgarisë. Bekim Vjerdha pesha 80 kg bokson përball boksierit Dionis Gashi të Kosovës, dhe Redis Karaj pesha 86 k g bokson në finale me boksierin Uke Smajli të Zvicres.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img