Saturday, April 20, 2024

Sukses i dyfishtë i volejbollit femra. Vllaznia U-18 fiton në Shkodër me Tiranën 3-1, dhe Vllaznia e të rriturave mund në Durrës, Teutën 0-3

Lexo

VllazniaU18-Tirana U18  3-1(25 :19, 15 : 25, 25 : 15, 25 : 23)

Formacioni Vllaznia U18: Aliçe Gjergji, Alteja Malevija, Marjana Ndou, Adea Grumira, Klea Miloti, Amanda Isufi, Elira Rukaj, Keona Kalaja, Ariola Kuti, Alesia Dodmasej, Gentjana Kodra, Alba Hysenaj, Elisa Fusha. Trajner: Dorian Tafa.

Teuta-Vllaznia(Të rritura)  0-3(19-25, 20-25, 20-25)

Formacioni Vllaznia-Superliga: Paola Gjyshja, Sara Malaj, Sarah Beci,  Luibov Pronina, Liridona Kodra,  Cauramchyk Dayra, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi,  Hanna Kniazeva.  Trajner: Besnik Lisha

Një fundjavë e suksesshme ka qënë kjo e sotmja për volejbollin e femrave të Vllaznisë. Dy ekipet kuqeblu, ai i kategorisë së të rejave U-18 dhe ai i të rriturave të kategorisë së Superligës kanë arritur të dalin fitues në ndeshjet e kampionateve kombëtare. Fitoret në fjalë kanë ardhur, njëra në Shkodër dhe tjetra në Durrës.

Ekipi i 18-vjeçareve që drejtohet nga trajneri Dorian Tafa, ka pritur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ekipin e Tiranës. Një ndeshje që nisi më mirë për skuadrën kuqeblu, e cila arriti të fitonte setin e parë me rezulatin 25-19.

Ndërkohë, seti i dytë ka një luhatje për skuadrën kuqeblu, e cila mundet me pikë të vogla. 15-25. Me të njëjtat shifra, 25 me 15, por këtë radhë në favor të Vllaznisë mbyllet seti i tretë duke i dhënë skuadrës shkodrane avantazhin e seteve 2 me 1.

Seti i katërt është më i bukuri i krejt takimit. Kjo, edhe për meritë të skuadrës kundërshtare, e cila e përmirëson ndjeshëm nivelin e saj të lojës. Është një set përcaktues, ku Vllaznia kërkon ta marrë dhe ta mbyllë me fitore të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1. Ndërkohë që, nga ana tjetër Tirana mysafire lufton fort për të marrë setin e katërt dhe ta çojë ndeshjen me set final.

Rivaliteti dhe barazesha e setit shkon deri tek pika e 23-të, ndërkohë që më pas është Vllaznia, e cila e mbështetur nga një tifozëri shumë entuziaste, tregohet më e kujdesshme duke shënuar edhe dy pikët e fundit të setit të katërt, i cili mbyllet me shifrat 25-25 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultain e përgjithshëm me sete, 3-1. Fitorja e dytë radhazi kjo për trajnerin Dorjan Tafa, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës U-18 pas largimit të trajnerit të mëparshëm, Ferdinand Bardeli.

Ndërkohë, në transfertën durrsake, skuadra e parë e të rriturave e drejtuar nga trajneri Besnik Lisha, është prezantuar me një dominim total ndaj skuadrës vendase të Teutës. Volejbollistet kuqeblu kanë fituar setin e parë me shifrat 19-25, duke vijuar të fitojnë edhe dy setet e tjera me të njëjtat shifra, 20-25. E gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e pastër 0 me 3 në favor të Vllanzisë, e cila pas një nisje aspak të mirë duke pësuar tre humbje radhazi përballë skuadrave pretendente, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana, është kundrapërgjigjur me tre fitore radhazi, ndaj Lushnjes në transfertë, Korabit në shtëpi dhe sot ndaj Teutës në transfertë, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit, “Ramazan Njala” të Durrësit.

Bazuar në moshën e re të disa prej volejbollisteve shkodrane, stafet teknike, Lisha-Tafa, kanë pasur më herët bashkëpunime në aktivizimin e disa prej volejbollisteve të reja që të luajnë edhe me ekipin e parë. Por, këtë radhë, luajtja e ndeshjeve në të njëjtën ditë, si dhe në qytete të ndryshme, Shkodër-Durrës, nuk ia ka dhënë këtë mundësi trajnerëve përkatës. Kjo, jo vetëm për të bashkëpunuar me sportistet në fjalë, por në të njëjtën kohë, nuk kanë arritur të kenë bashkëpunime edhe vetë ato në drejtimin e ekipeve, pasi tekniku i 18-vjeçareve Tafa është edhe në rolin e ndihmësit të Lishës në ekipin e parë të të rriturave.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img