Tuesday, May 7, 2024

Boksi shkodran në zi. Ndahet nga jeta në moshën 80-të vjeçare ish kampioni, Viktor Martini.(Nesër, ora 11:30-12:30, homazhe në hollin e Prefekturës Shkodër)

Lexo

Boksi shkodran dhe ai shqiptar në përgjithësi është në zi. Ish kampioni i talentuar i viteve 60-të, Viktor Martini është ndarë nga jeta në moshën 80-të vjeçare.

Një humbje kjo e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për familjen e madhe të boksit shkodran dhe atij shqiptar, ku Viktori shërbeu fillimisht si boksier dhe më pas si trajner dhe arbitër.

Burime pranë familjes Martini, bëjnë të ditur për Veriu Sport, se gjatë periudhës së fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë, ku megjithë përkujdesjen maksimale të mjekëve shkodranë, mëngjesin e së mërkurës së 27 shtatorit 2023, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Viktor Martini, i përket një familje me tradita sportive, jo vetëm në sportin e boksit, ku përpos tij dhe dy vëllezërve të, Luigjit dhe Prosprit që kontribuan në sportin shkodran, në boks, atletikë dhe futboll, pjesë e tyre e rëndësishme është edhe nipi i Viktorit, futbollisti dhe trajneri i mirënjohuir, Edi Martini.

Sa i përket karrieres sportive të Viktor Martinit duhet thënë se fillimet e tij me sportin e boksit i përkasin vitit 1958 ku dhe u shpall kampion kombëtar me të rinjtë, për të vijua rmë pas me të rriturit ku si konkurues i peshave të lehta shpallet dy herë radhazi kampion i Shqipërisë në vitit 1961, 1962.

Pezullimi i aktivitetit të sportit të boksit nga sistemi i kaluar, ashtu si edhe për tërë komunitetin e boksit, por edhe sportdashësit nuk u perjetua mirë edhe nga Viktori, kjo edhe për faktin sepse ndërprerja erdhi në kulmin e karrieres së tij sportive.

Megjithatë, edhe pse kishin kaluar shumë vite pauze,  vendimi për rikthimin e sportit të boksit për aktivitetet kombetare, pritet me entuziasëm edhe nga Viktori dhe kolegët e tij, të cilët duke krijuar menjëherë Shoqatën e Boksit Vllaznia, ndërmarrin iniciative e krijimit të ekipeve të Vllaznisë.

Së bashku me emra të tjerë të boksit shkoran, Shyqyri Halili, Fadil Efovia, Ramiz Halili, Liman Kulla, Zef Gjoni, Kujtim Demin, Kolec Ashikun, Ndoc Pishkashin, Tonin Demën, etj, krijojnë disa ekipe zinxhir duke bërë që Vllaznia të përfaqësohej shumë shpejt me ekipin e parë të rritur  duke mbajtur për shumë vite peshën e boksit shqiptar.

Nga duart e tij si trajner kanë dalë shumë boksierë të talentuar kampionë të Shqipërisë, ku me mes tyre, natyrisht spikasin Besnik Gjetaj dhe Sead Bushati.

Krahas detyrës se trajner që e mbajti deri në vitin 2004, Viktori, spikati edhe si arbitër boksi, ndërkohë që gjatë viteve të tjera në vazhdim nuk mungonte të vizitonte palestrën e boksit Vllaznia duke mbajtur një bashkëpunim me mikun e tij, trajnerin Zef Gjoni.

Portali Veriu Sport i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Martini për humbjen e njeriut të tyre të afër, por në të njëjtën kohë edhe komunitetit të sportit të boksit për humbjen e ksaj figure të rëndësishme për historinë e suksesshme të boksit shkodran në vite.

Në nderim të kësaj figure të sportit të boksit, Shoqata e Boksit Vllaznia dhe Sport Klub Vllaznia, organizojnë homazhe në sallën e Prefekturës Qarkut Shkodër, nga ora 11:30-12:30.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img