Sunday, May 19, 2024

Tifozët “penalizojnë” klubet, një skuadër përjashtohet nga Kupa dhe në sezonin e ardhshëm

Lexo

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Bien në sy gjobat që kanë marrë një pjesë e madhe e klubeve për shkak të sjelljes së gabuar së tifozëve në stadium si dhe lojtarë.

Skënderbeu, Elbasani, Burreli dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve do të paguajnë gjobë për dëmet e shkaktuara. Gjithashtu skuadra e Maliqit është përjashtuar nga Kupa e Shqipërisë për shkak se braktisi ndeshjen me Delvinën dhe gjithashtu nuk do të jetë pjesë e këtij kompëticioni as sezonin e ardhshëm.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i Shënkollit, Kristjan Ceku, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i KS Besëlidhja, Alket Kruja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Shkumbini, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Shkumbini, Geri Selimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Shkumbini, Renato Toromani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Tirana U-17, Murselo Dërvishi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i Dinamo City U-17, Dion Cara, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i Shkëndia TR U-17, Enoklid Rajta, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Ersid Valikaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. KF Maliqi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Delvina, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  18. Celjen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshem nga KF Apolonia U-19 te lojtareve qe nuk kane te drejte te luajne, mbi bazen e ankeses se FC Internacional Tirana U-19.
  19. Celjen e hetimit disiplinor per deklaratat e publikuara ne media nga FC Besa ne perfundim te ndeshjes kunder FC Korabi.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Mateus Levendi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Pogradeci FK, Kevin Myslimi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img