Korea e Jugut-Çeki 2-1(Shënues: Huang 67, Hieon 80’ shfuqizojnë golin Krejcit 59’)
Koreja e Jugut përmbys Çekinë dhe siguron tri pikë të arta në ndeshjen e parë të Grupit A të Kupës së Botës 2026 duke triumfuar me rezultatin 2-1.
Në një përballje të luftuar deri në fund skuadra aziatike tregoi forcë karakteri,duke reaguar pas disavantazhit dhe duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar ishte Çekia që goditi e para.
Në minutën e 59-të Krejci gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi europianët në avantazh duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të rëndësishme.
Goli i Krejcit dukej se i kishte vënë koreanët në vështirësi por reagimi i tyre ishte i menjëhershëm.
Koreja e Jugut shtoi presionin në sulm dhe në minutën e 67-të arriti të barazonte shifrat me anë të Huang i cili finalizoi me saktësi një aksion të bukur ofensiv.
Goli i barazimit i dha zemër skuadrës aziatike e cila vazhdoi të kërkonte fitoren.
Kur ndeshja po shkonte drejt minutave të fundit në skenë doli Hieon i cili në minutën e 80-të realizoi golin e përmbysjes së madhe.
Goli i tij vulosi fitoren 2-1 të Koresë së Jugut dhe ndezi festën e tifozëve koreanë.
Me këtë sukses Koreja e Jugut e nis Botërorin me tre pikë të rëndësishme dhe bashkohet me Meksikën në krye të Grupit A ndërsa Çekia mbetet pa pikë dhe do të kërkojë reagimin në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Fatos LAMAJ


