Atletikë-Vllaznia shkruan historinë! 30 vite kampione e Shqipërisë për meshkuj, më shumë se kushdo tjetër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atë kishte premtuar, e realizua. Ekipi i Vllaznisë në atletikë për meshkuj është shpallur kampion i Shqipërisë edhe për vitin 2026, titull me të cilin u kurorëzua pasditen e së enjtes pas ditës së dytë të Kampionatit Kombëtar për të rritur, i 78-ti për nga radha.

Titull ky që është i 18-ti rradhazi dhe i 30- ti në historinë e atletikës shqiptare. Një sukses mëse i merituar i të gjithë sportistëve dhe veçanërisht i trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Pas ditës së parë, ku me titujt individual të fituara në pjesën më të madhe të garave, me të cilët jeni njohur në shkrimin e mëparshëm, edhe dita e dytë ka vijuar me të tjera rezultate pozitive duke bërë që në përfundim të krejt aktivitetit, me 167 pikët e grumbulluara, Vllaznia të shpallet kampione e Shqipërisë.

Rezultatet teknike të ditës së dytë për atletët shkodranë:

200 metra:

Franko Burraj vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me kohën 21″13 (një rezultat shumë i mirë dhe shumë afër rekordit kombëtar.

Leandro Çardaku vend i tretë me kohën 22″60

400 metra me pengesa:

Durjan Idrizaj vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me kohën 56″78

1500 metra:

Sidrit Kopliku vend i parë- KAMPION KOMBËTAR

10000 metra:

Imer Kajoshaj vendi i tretë

Kërcim trepahësh- MESHKUJ:

Kolindo Kiri vend i parë- KAMPION KOMBËTAR

Mario Cepi vend i dytë

Elizeo Spathari vend i tretë

Kërcim trehapësh- FEMRA:

Erisa Rrasa vend i dytë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img