Botërori 2026-Gola dhe spektakël në sfidën Angli-Kroaci. Anglezët fitojnë 4-2 duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë si pretendente për trofe

Lexo

- Reklamë -spot_img

Angli–Kroaci 4-2(Shënues: Kejn 12′ (p), 42′, Belingham 47′, Rashford 85′ / Baturina 36′, Musa 45+5′)

Anglia ka mar një fitore të madhe 4-2 ndaj Kroacisë në një përballje dramatike në Grupin L në një ndeshje që u shëndërrua në spektakël të vërtetë nga fillimi deri në fund.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe me Anglinë që kaloi e para në avantazh me Kejn në minutën 12-të pas një aksioni të shpejtë ofensiv.

Kroacia nuk vonoi të përgjigjej dhe gjeti barazimin me futbollistin Baturina në minutën 36-të duke treguar se nuk kishte ardhur për të bërë vetëm figurë.

Kur Anglia mendoi se do ta mbyllte pjesën e parë në barazim Kane u shfaq sërish protagonist me golin e dytë personal në minutën e 42-të por Kroacia goditi në fundin e fraksionit të parë me sulmuesin Musa në minutën e 45+5 duke e çuar ndeshjen në pushim me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi me intensitet të lartë dhe shumë shpejt Anglia riktheu epërsinë.

Bellingam në minutën e 47-të shënoi golin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i dha qetësi skuadrës angleze.

Kroacia tentoi të reagojë por Anglia ishte më e organizuar dhe më konkrete në sulm.

Në minutën e 85-të Rashford vulosi përfundimisht fitoren me golin e katërt duke mbyllur një ndeshje të çmendur me rezultatin 4-2.

Një duel me ritëm të jashtëzakonshëm gjashtë gola dhe shumë emocione ku Anglia tregoi forcën dhe thellësinë e saj në momentet vendimtare të ndeshjes.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img