Vllaznia-Deçiq 1-0(Shënues: Gerald Kubazi 5’/Nikola Braunoviç 54’)
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Jetmir Podgorica, Ardit Çobaj
Në barazim 1 me 1 është mbyllur ndeshja miqësore ndërkombëtare, Vllaznia-Deçiq e Tuzit të Malit të Zi.
Një ndeshje kjo përgatitore që i shëben të dyja skuadrave për testimin e futbollistve në prag të sfidave të turit të parë të UEFA Konference League.
Për teknikun kuqeblu Edi Martini, ky ishte testi i parë që prej nisjes së ditëve përgatitore në Shkodër dhe mund të jetë i fundit para nisjes drejt Sllovenisë për fazën themelore përgatitore. Miqësore këto që do të vijojnë edhe në Slloveni, ku janë planifikuar tre të tilla me skuadrat e akomoduara në kampingun sllovak gjatë periudhës përgatitore të kuqebluve.
Referuar miqësores së luajtur në “Loro Boriçi” në të dy kampet respektive, kishte mungesa të theksuara futbollistësh titullarë.
Një formacion të ndërthurur me lojtarë të skuadrës së parë, me Jukajn, Pusin i graduar kapiten, Dros, Tafili, Ara, më vonë edhe Murati që këmbeu shiritin me Pusin, Kubazin, me ato të ardhur nga Vllaznia B, si Papaj, Uldedaj, Ljujkaj, kroati Brajkoviç, Hajdari, etj.
Edhe nga krahu tjetër, trajneri Ivan Brnoviç që ka vetëm pak ditë që është emëruar në drejtim të Deçiqit, kishte ardhur në Shkodër me një formacion të alternuar.
Sa për kronikë, golat e kësaj ndeshje kanë ardhur nga një për secilen pjesë. Fillimisht në portën mysafire të Deçiqit me autor Gerald Kubazi, i cili në minutën e pestë shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë në formë krosi nga Aris Ara në krahun e djathtë.
Goli i barazimit për miqtë ka ardhur nëntë minuta nga fillimi i pjesës së dytë me autor Nikola Braunoviç, topi i të cilit nga ekzekutimi i një goditje dënimi diagonal me portën e Jukajt shkoi tokazi direkt në rrjetë edhe nga hezitimi i prapavijës kuqeblu.
(Video) Ndeshjen miqësore ndërkombëtare, Vllaznia-Deçiq(Pjesa e parë dhe e dytë) mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatos LAMAJ


