Botërori 2026-Gripi F/Suedia shkëlqen ndaj Tunizisë, fiton me rezultatin e thellë 5-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Suedi-Tunizi  5-1(Shënues: Jasin Ajari 7’, 90+2’, Isak 30’, Gyokeres 65’, Svanberg 83’/ Rekik 42’)

Kombëtarja e Suedisë e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Botëror teksa mposhti bindshëm Tunizinë me rezultatin e thellë 5-1 në një sfidë të dominuar nga skandinavët nga minuta e parë deri në të fundit.

Suedezët kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Jasin Ajari i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur sulmues.

Presioni i Suedisë vazhdoi dhe në minutën e 30-të ishte Isak që dyfishoi shifrat duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Tunizia reagoi para pushimit dhe ngushtoi diferencën në minutën e 42-të me Rekik duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim në pjesën e dytë.

Megjithatë pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes Suedia mori sërish kontrollin e lojës.

Gyokeres realizoi golin e tretë në minutën e 65-të ndërsa Svanberg vulosi praktikisht fatin e takimit me golin e katërt në minutën e 83-të.

Në kohën shtesë sërish Ajari shënoi edhe golin e tij të dytë personal duke fiksuar rezultatin përfundimtar 5-1.

Me këtë fitore të thellë Suedia jep një sinjal të fortë për rivalët dhe konfirmon ambiciet e saj në këtë Botëror ndërsa Tunizia do të kërkojë reagimin në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img