E pabesueshme ajo që ka ndodhur së fundi me Uruguain, kombëtaren amerikanojugore që merr pjesë në Kupën e Botës.
Avioni nuk disponon lejën për t’u ulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe autoriteteve u është dashur të bëjnë gati një avion tjetër për të transportuar delegacionin për në Botëror.
Drejtuesit e kombëtares uruguaiane janë bllokuar në aeroport në Meksikë, kurse lojtarët kanë pushuar në hotel. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa do të debutojë në Kupën e Botës natën mes të hënës dhe të martës kundër Arabisë Saudite.


