Friday, May 10, 2024

“Botërori 2026”, Messi barazon rekordin e Suarez-it

Lexo

Argjentina e nisi me këmbën e mbarë fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur 1-0 Ekuadorin në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit. Skuadra e Lionel Scaloni-t ka arritur që të kalojë minimalisht ekipin e Ekuadorit falë një goli të shënuar nga Lionel Messi.

Ky ishte goli numër 29 i shtatë herë fituesit të Topit të Artë në eliminatoret e Kupës së Botës, duke barazuar kështu rekordin që kishte arritur miku dhe ish-shoku i tij te Barcelona, Luiz Suarez .

“Është një kënaqësi të jem në këto pozita pasi të gjithë e dinë sa rëndësi kanë për ne këto eliminatore”, tha Messi në fund të takimit. Mes të tjerash ai pohoi se kampionët e botës në fuqi nuk do të përdorin suksesin në Katar si alibi për paraqitje të dobëta. “Të gjithë ne jemi të motivuar që të bëjmë gjithmonë e më shumë për Argjentinën edhe pse sapo kemi fituar yllin e tretë”, tha Messi.

Më datë 12 shtator Messi do të ketë shansin që të përmirësojë rekordin e Suarez pasi Argjentina e tij do të vizitojë Bolivinë për të luajtur ndeshjen e dytë të vlefshme për Eliminatoret e Kanada SHBA Meksikë 2026. Nga ana tjetër Suarez ndjek nga shtëpia këtë raund të parë elminatoresh pasi komisari teknik i Uruguait, Marcelo Bielsa nuk e ka grumbulluar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img