Friday, May 10, 2024

Kualifikueset e ‘Euro 2024’/ Zbresin në fushë Spanja, Kroacia dhe Portugalia. Ja shtatë ndeshjet e sotme

Lexo

Sot do të luhen ndeshjet e radhës të grupeve për kualifikueset e Euro 2024. Mes ekipeve kombëtare në fushë do të zbresin edhe Spanja, Kroacia dhe Portugalia.

Në Grupin A do të luhen dy takime. Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë Gjeorgjia dhe Spanja në orën 18:00. Ndërsa, nga ora 20:45 Qipro do të presë Skocinë.

Në Grupin D gjithashtu do të luhen dy takme, duke filluar nga ora 20:45. Kroacia do të presë Letoninë dhe Turqia përballet me Armeninë.

Në Grupin J do të luhen tre përballje, të cilat do të fillojnë nga ora 20:45. Bosnja dhe Hercegovina do të presë Litenshtejnin. Luksemburgu pret Islandën. Dhe, Sllovakia përballet me Portugalinë. Aktualisht Portugalia ndodhet në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Sllovakia në vendin e dytë me 10 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img