Austri-Jordani 3-1(shënues:Shmid 21′,Arab(aut) 76′,Arnautovic 90+12’/Oluan 50′)
Austria e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Jordaninë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin J.
Europianët treguan më shumë qetësi dhe eksperiencë në momentet vendimtare të takimit duke marë tre pikë me vlerë në garën për kualifikim.
Skuadra austriake kaloi në avantazh në minutën e 21-të falë Shmid i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur të ekipit të tij dhe i dha epërsinë të besuarve të trajnerit austriak.
Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para ndonëse Jordania tregoi se ishte një kundërshtar i denjë.
Në pjesën e dytë, përfaqësuesja jordaneze reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 50-të me anë të Oluan i cili mposhti portierin kundërshtar dhe riktheu shpresat për skuadrën aziatike.
Megjithatë kur ndeshja po shkonte drejt fundit fati buzëqeshi Austrisë,pasi në minutën e 76-të Arab devijoi topin në portën e tij duke i dhënë sërish avantazhin austriakëve me një autogol të pafat.
Jordania u hodh në sulm në kërkim të barazimit por në minutën e 90+12-të veterani Marko Arnautovic vulosi gjithçka me golin e tretë duke i siguruar Austrisë një fitore të rëndësishme 3-1 në startin e Botërorit.
Me këtë sukses Austria mer tre pikët e para në Grupin J dhe e nis në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj drejt fazës me eliminim direkt ndërsa Jordania mbetet pa pikë,por me shpresën për tu rikthyer në ndeshjet e ardhshme.
Fatos LAMAJ


