(Video) Besëlidhja, jo vetëm merkato, por ndërhyn edhe në stadium për vendosjen e një tapeti të ri me bar natyral, si dhe përmirësimin e bazamentit të fushës, në përputhje me standardet më të larta

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja e ka seriozisht. Pas realizimit të objektivit të parë, atë kualifikimit në Kategorinë e Parë, tashmë ka përpara edhe objektiva të tjera edhe më madhorë.

Ndërkohë që stafi teknik me në krye drejtorin Renato Malota po punon intensivisht për plotësimin e skuadrës me elementët e duhur sipas reparteve përkatëse, kanë nisur punimet në stadiumin “BESËLIDHJA” për vendosjen e një tapeti të ri me bar natyral, si dhe përmirësimin e bazamentit të fushës, në përputhje me standardet më të larta.

Ky investim dëshmon përkushtimin dhe vizionin për t’i ofruar ekipit lezhjan kushte sa më moderne dhe optimale për të ardhmen, duke krijuar një ambient dinjitoz për futbollistët dhe tifozët verdhë-kuq.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit, për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve të futbollit në qytetin tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit 2026-Kombëtarja e SHBA-së shpërthen që në start, mund thellësisht 4-1 Paraguain

SHBA-Paraguai 4-1(Golat:Bobadilla 7'(aut),Balogun 31',45+5',Reina 90+8'/Mauricio 73') SHBA:Fris,Friman,Ricards,Ream,Robinson,Adams,Tilman(Reina 82),Dest(Ueah 72),Keni,Pulisic(Berhalter 46),Balogun(Pepi 72) Trajner:Mauricio Pocetino Paraguai:Gil,Kaseres(Velaskez 79),G.Gomez,Alderete,Alonso,D.Gomez(Kaku 79),Kubas,Bobadilla(Mauricio 46),Almiron(Soza 79),Enciso,Sanabria(Arce 62) Trajner:Gustavo...
- Advertisement -spot_img