Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78’/Lukiç 21′)

Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61′),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61′),Xh.David(P.David 61′),Oluvasei(Larin 76′). Trajner: Xhesi Marsh

Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84′),Bajraktareviç(Suniç 74′),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61′),Memiç(Alajbegoviç 74′),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61′). Trajner:Sergej Barbarez

Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo Belati,Gabriel Kade,Kalid Turais Var:Hernan Mastrangelo Avar:Antonio Garsia

Kanadaja dhe Bosnja kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit B duke mbyllur sfidën me rezultatin 1-1.

Boshnjakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me anë të Lukiç i cili finalizoi me sukses një aksion të skuadrës së tij dhe i dha epërsinë ekipit të drejtuar nga Sergej Barbarez.

Kanadezët rritën presionin në pjesën e dytë dhe arritën të gjenin golin e barazimit në minutën e 78-të.

Sulmuesi Larin i aktivizuar nga stoli vetëm dy minuta para se të gjente golin u tregua i saktë përballë portës kundërshtare duke shmangur humbjen për skuadrën e trajnerit Xhesi Marsh.

Të dy ekipet krijuan raste për të mar tri pikët por në fund u desh të kënaqeshin me nga një pikë duke lënë të hapura llogaritë për vazhdimin e garës në grup.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img