Karateistja e talentuar shqiptare, Mikela Skandaj, vajza 17-vjeçare nga fshati Baqel i Lezhës vazhdon të surprizojë me rezultatet e saj.

Pas një sërë titujsh kampion, medaljesh dhe diplomash në kampionatin italian ku ajo jeton me familjen e saj, kampione Ballkani dhe deri edhe nënkampione Europe, vjen edhe suksesi i radhës, tashmë në një event shuëmë të rëndësishëm siç është Kampionati Botëror i Karatesë i zhvilluar për pesë ditë me radhë në Cluj Napoca të Romanise me pjesëmarrjen e 2106 atleteve, përfaqësues të 47 vende të ndryshme të Botës.
Ylli i karatese Italiane mori pjese ne peshat 60 kg ne grupmoshat 16 deri 17 vjeçe. Ajo kishte perballe 52 bashkemoshataret e saj ne stilin e saj te preferuar Kumite. Por Mikela ishte perzgjedhur nga trajneret e saj te tregonte performancen e saj me skuadren Ëukf Italia ku perballe skuadres se saj ishin 18 skuadra nga klube te ndryshme te Botes.
Në një komunikim që Veriu Sport me babain e saj, Angjelin Skandaj, për të cilin e kemi theksuar edhe më herët që ka një kontribut të madhe në formimin e vajzës së tij, Mikela, ai thotë se i kishte rekomanduar Mikeles të perqendrohej me shume tek garat induviduale, pasi ajo kishte arritur te futej ne tetshen me te mire te Botes, ne menyre qe te arrinte podiumin.
Por, gjithnjë sipas Angjelinit, Mikela i është përgjigjur: “Unë jam ketu per te ndihmuar skuadren Italiane, ato besuan shume tek une, jam e lumtur qe me erdhi momenti tu tregoj atyre qe e kam merituar prezencen time ketu, duke ditur prejardhjen time, ndaj sot do ti shkrij te gjitha energjite dhe talentin tim per skuadren Italiane”.
Ndeshjet po zhvilloheshin ne te njejten kohe ne tatamin nr 1 me skuadren dhe ne tatamin nr 7 garat individuale. Mikela e udhehoqi skuadren e saj si nje kapitene e vertete deri ne finale, por njekohesisht ajo arriti te futej ne katershe edhe ne garat individuale ku do te perballej me tre atlete Romene.
Po vemendja e saj ishte ndeshja finale ku ajo po enderronte kupen e Botes. Po pikerisht ketu juria komplet Romene te ndihmuar nga arbitrat 2 Romene nxoren fituese skuadren vendese.
Kështu, ashtu si edhe në disa turne të tjerë ndërkombëtar, gjykimet e padrejta ndaj saj bëhen problem për mosmarrjen e rezultatit të dëshiruar dhe të merituara nga ana e saj.
Jo vetem qe nuk jepnin piket skuadres Italiane, i shkurtonin sekondat Mikeles pasi rrotacioni i skuadres ka kete formule, madje arriten deri tek fikja e ekranit.
Sapo perfundoj ndeshjen finale me skuadren, Mikela zhvilloj takimin individuale ne 4-she qe do ta çonte ne finalen e madhe. Duke pasur perballe saj u vu karateisten nga Romania, Mikela zhvilloj nje ndeshje te shkelqyer, por arbitrat shume here nuk i dhane piket qe meritonte. Ndeshja perfundoj 5 me 4 në favor të rumunes dhe Mikela u rendit e 3 ne kampionatin Boteror.
Keshtu ajo i dhuroj Italise 2 medalje, nje argjendit e 1 bronzit duke e çuar numrin e koleksionit te saj ne 74 te tilla.
Gaspër MARKU


