BOKS PROFESIONIST-Dueli i shumëpritur, Anthony Joshua-Kristian Prenga zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite, nxjerr fitues Joshua

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dueli i shumëpritur i boksit profesionist në mes britanikut Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga që në karrierën e tij numëron 20 fitore me nokaut është mbyllur me fitoren e Anthony Joshua, i cili konfirmon se është një nga boksierët më të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.

Për t’u theksuar është shpërthimi i Prengës në minutat e raundit të parë kur edhe fitoi dy nogdaume në favor të tij, gjë që ndezi atmosferën e tifozëve të shumtë shqiptarë që kishin udhëtuar në Arabinë Saudite për të mbështetur kampionin mirditor.

Me këtë ritëm ka nisur Prenga edhe në raundin e dytë, por përvoja, teknika dhe klasi i  Anthony Joshua ka bërë që britaniku të lëshojë një breshëri goditjesh fatale nokauti ndaj Prengës, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet në raundin e dytë me fitoren e tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img