Friday, May 3, 2024

Botërori “Katar 2022”-Kroacia mund Marokun në finalen e “vogël” dhe meriton medaljet e bronzta

Lexo

Kroaci-Marok 2-1(Shënues: Grardiol 7’, Orsiç 42’/Dari 9’)

Kroacia nuk del pa medalje nga Botërori “Katar 2022”. Në fakt, formacioni i udhëhequr nga kapiteni Luka Modriç, kërkonte trofeun dhe medaljet e arta, por gjithësesi, vendi i tretë dhe medaljet e brozta janë jo pak vlerësuese për kombëtaren e Daliç që me meritë vitet  e fundit është në eliten e futbollit botëror.

Të eleminuara në gjysëmfinale nga Argjentina dhe Franca, Kroacia dhe Maroku luajtën finalen e vogël për vendin e tretë, ku fitorja e kroatëve me rezultatin 2-1 i siguroi atyre vendin e tretë dhe medaljet e brozta. Një ndeshje e luajtur me ritme të larta dhe me shumë raste në stadiumin Khalifa International. Në pjesën e parë Gvardiol (7′) finalizon në mënyrë të përsosur nga gjuajtja e lirë dhe zhbllokon ndeshjen, më pas Dari (9′) barazon rezultatin duke parashikuar Livakovic. Orsic (42′) i nxjerr kroatët përpara me një të djathtë magjike. Goli që vendos ndeshjen dhe vendin e tretë në Katar 2022. Në fakt, në pjesën e dytë, skuadrat vazhdojnë të shtyjnë, por nuk mund të shënojnë më shumë.

Ritëm, gola dhe spektakël. Në Katar, finalja e ngushëllimit është një festë për të gjithë. Për Kroacinë, e cila e mbylli një Botëror në podium, duke konfirmuar se është një nga skuadrat më të pajisura dhe solide në skenë. E për Marokun, surpriza e madhe e këtij edicioni. Një surprizë plot me lojtarë të shkëlqyer dhe me një dëshirë të madhe për të dalë për të frymëzuar një kontinent të tërë.

Tabela e rezultateve në dorë, Kroaci-Marok vendoset nga një perlë e Orsic, por të besuarit e Regraguit përsëri dalin nga fusha me kokën lart, duke treguar organizim dhe cilësi të lojës. Sigurisht, hendeku midis Ziyech & Co dhe nënkampionëve të Botës 2018 është atje, sidomos në aspektin e personalitetit, por “finalja e vogël” e Katar 2022 konfirmon se drejtimi i marrë nga Maroku është i duhuri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img