Saturday, May 4, 2024

Botërori “Katar 2022”-Sot dy çerekfinalet e fundit: Marok-Potugali dhe Angli-Francë

Lexo

Botërori “Katar 2022” po shkon drejt fundit të tij. Faza çerekfinale mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit për tgë mësuar edhe dy skuadrat e fundit që do të vijojnë betej për në fazën tjetër gjysë, finale. Ashtu si edhe ato të mëparshet, edhe sfidat e sotme do të luhen në dy orare, në 16:00 dhe 20:00.

Marok-Portugali është dueli i parë që do të nisë në orën 16:00. Një ballafaqim që ka patjetër si favorite Potugalinë e Kristiano Ronaldos, mund të mos jetë në fushë nga minuta e parë, por kurrësesi nuk duhet anashkaluar Maroku, kombëtarja e të cilit pretendon të ketë surpriza të tjera edhe në këtë tur çerekfinal.

Ndërkohë, ora 20:00 ofron superduelin, Angli-Francë, që për nga emri, tradita dhe reputacioni i skuadrave në fjalë, mund të quhet fare mirë një finale e parakoshme. Madje, analistët e futbollit shkojnë deri aty sa theksojnë që fituesi i kësaj ndeshje, ka shanset të jetë kampion i botës në “Katar 2022”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img