Tuesday, May 21, 2024

“Katar 2022”/Marok-Portugali, ora 16:00. Për herë të parë një skuadër afrikane mund të shkojë në gjysëmfinale të botërorit!

Lexo

Sfida Marok-Portugali që do të luhet në stadiumin Al Thumama duke nisur nga ora 16:00, pritet të shoqërohet me një luftë të fortë sportive ku nuk do të mungojnë edhe emocionet në të dy kampet respektive. Regragui gati të konfirmojë formacionin që mundi Spanjën me penallti në fazën e 16-shes. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me Aguerd: El Yamiq është gatipër ta zëvendësuar. Fernando Santos i orientuar për të mbajtur Cristiano Ronaldon në stol: luan Gonçalo Ramos. Dalot preferohet ndaj Cancelo.

Historia në një ndeshje. Ky është mendimi i përsëritur në mendjet e trajnerit të Marokut, Regragui dhe tifozëve afrikano-veriorë. Për herë të parë në histori, një kombëtare afrikane mund të kualifikohet në gjysmëfinale të një Kupe Bote. Skuadra marokene arrin në këtë çerekfinale pasi eliminoi Spanjën me penallti. Përballë do të jetë Portugalia e Fernando Santos, e cila ende premton zgjedhje të guximshme për këtë ndeshje. Trajneri kishte të drejtë, në ndeshjen kundër Zvicrës, që preferoi Gonçalo Ramos ndaj Cristiano Ronaldos dhe formacioni duhet të shkojë sërish në të njëjtin drejtim me Dalot të favorizuar edhe ndaj Cancelos.

Maroku, El Yamiq për Aguerd – Trajneri Regragui është gati të konfirmojë formacionin që e çoi Marokun në çerekfinalen historike. Vetëm një ndryshim i mundshëm në formacion: Duhen vlerësuar kushtet e Aguerd, pasi ai doli i dëmtuarr nga ndeshja kundër Spanjës. Në rast se nuk ia del, hapësirë ​​për El Yamiq në zemër të mbrojtjes përkrah Saiss. Çelësat e mesfushës i janë besuar Amrabat, ndërsa sulmuesi En Nesyri do të jetë strumbullari i një tresheje të kompletuar nga Ziyech dhe Boufal.

Portugalia, përsëri stol për Cristiano Ronaldon – Është koha për zgjedhje të reja për Fernando Santos, i cili duket i orientuar për të mbajtur sërish Cristiano Ronaldon në stol, për t’i hapur rrugë Gonçalo Ramos, autor i një triplete me Zvicrën. Dalot duket se është ende favorit ndaj Cancelos, pasi në mesfushë do të jetë Otavio dhe jo Ruben Neves. Duhet vlerësuar edhe kushtet e Ruben Dias, i cili nuk është në maksimumin e tij, por duhet të dalë sërish në fushë.

MAROK-PORTUGALI

MAROKU (4-3-3): Bono; Hakimi, El Yamiq, Saiss, Mazraoui; Amallah, Amrabat, Ounahi; Ziyech, En Nesyri, Boufal. Trajner: Regragui

PORTUGALIA(4-3-3): Diogo Costa; Dalot, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro, Ëilliam Carvalho, Otavio, Bruno Fernandes; Joao Felix, Gonçalo Ramos, Bernardo Silva. Trajner: Fernando Santos

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img