Friday, April 26, 2024

Botërori “Katar 2022”-Sot ndeshjet e fundit në 16-tëshe: Marok-Spanjë, ora 16:00 dhe Portugali-Zvicër, ora 20:00

Lexo

Botërori “Katar 2002”, luan sot ndeshjet e fundit të fazës së 16-tëshes. Në fushën e lojës do të jenë dy duelet, Marok-Spanjë dhe Portugali-Zvicër. Çifti i parë Marok-Spanjë, nis në orën 16:00 duke pasur si favorit Spanjën, por pa harruar edhe forcën shpërthyese të Marokut, që kërkon të jetë surprizë për ecjen më tej në botëror.

Ndërkohë, ballafaqimi i orës 20:00, ai Portugali-Zvicër, pritet shumë më i bukur se ai i orës 16:00, pasi në fushë janë dy skuadra thuajse të një niveli, spektakli i të cilëve është i garantuar. Prania e dy futbollistëve shqiptarë në formacionin e Zvicrës ka marrë vemendjen e tifozëve shqiptarë, kudo që ato gjendën nëpër botë, përfshirë edhe Shqipërinë, ndaj edhe ato janë në pritje të një kualifikimi të mundshëm.

Megjithatë, kualikimi i zvicërjanëve nuk është i lehtë sepse përballë kanë një skuadër me traditë si Portugalia, dhe sidomos kur ka në gjirin e saj një Kristiano Ronaldo, që në çdo momet mund të prodhojë surpriza nga arsenali i tij personal.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img