Thursday, April 25, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot, ora 13:00, dy duelet para çerekfinale, Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Laçi

Lexo

Diten e sotme do te rikthehen emocionet e futbollit. Do te luhen dy takime mjaft interesante te vlefshme per çerekfinalen e kupes se Shqiperise. Te dyja sfidat do te startojn në oren 13:00.

Kastrioti-Tirana, do te luhet ne stadiumin e Kamzes. Bardheblute vijne pas humbjes me Teutën në kampionat dhe sot synojn te bejne autokritiken. Nga krahu tjeter krutanet me Emiliano Çelen ne stol kerkojn te shkojne sa me larg ne kete kompeticion. Arbiter kryesor i kesaj sfide do te jete Klodian Shahini i ndihmuar nga Fatmir Lama dhe Heraj Lisaku. Arbiter i katert eshte caktuar Daniel Vrapi, ndersa ne sistemin VAR do te jete Andi Koçi i ndihmuar ne AVAR nga Mario Shazivari. Delegat i takimit do te jete Marjus Sulejmani, ndersa vezhgues i  arbitrave, Ervis Peza.

Po ne te njejten ore, ne Rrogozhine do te luhet dueli mes Egnatias dhe Laçit. Vendasit vijne pas fitores spektakolare ndaj Bylisit ne kampionat. Gjithashtu Egnatia kerkon te siguroje gjysemfinalen e pare ne Kupen e Shqiperise, teksa synon te shkruaj historin.

Kurbinasit nga krahu tjeter, shpesh here jane cilesuar si eksperte te Kupes, pasi ne vitet e fundit thuajse kane qene, ne gjysemfinale dhe ne finale, madje edhe kane triumfuar ne dy raste. Arbitrat e sfides ne “Egnatia Arena” do te jene keta: Adrian Beqiraj, arbiter kryesor, i ndihmuar nga asistentet Nertil Bregasi dhe Arber Zalla. Arbiter i katert, do te jete Silvio Dyrmishi. Ne sistemin VAR eshte caktuar Olsid Ferataj, ndersa ne AVAR Emanuela Rusta. Delegat i takimit eshte caktuar Alban Tafaj, ndersa Vezhgues i arbitrave, do te jete Servet Bogdani.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para çerekfinale

Sot
Egnatia-Laçi 13:00
Kastrioti-Tirana 13:00

Nesër
Teuta-Kukësi 17:00
Vllaznia-Partizani 17:00

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img