Sunday, May 19, 2024

Champions, supersfida Napoli-Barcelona në RTSH, sonte, ora 21:00

Lexo

Një ndeshje e madhe futbolli do të vijë sot në mbrëmje drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar në orën 21:00. Napoli do të sfidojë Barcelonën në stadiumin “Maradona” në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampioneve.

Të dyja skuadrat nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira dhe kanë humbur shkëlqimin e vitit të kaluar, ku arritën që të triumfonin në kampionatet respektive duke fituar titullin kampion. Champions League është pika e kthesës këtë sezon si për Napolin edhe për Barcelonën, prandaj kjo përballje e dyfishtë vlen shumë për të dyja skuadrat.

Italianët kanë shkarkuar trajnerin e tyre të dytë këtë sezon, duke njoftuar largimin e Walter Mazzarrit vetëm 48 orë përpara se të përballeshin me Barcelonën. Napoli do të drejtohet nga Francesco Calzona në mbrëmjen e sotme, që do të debutojë në sfidën e sotme ndaj spanjollëve.

Mbrojtja e titullit për Napolin ka qenë një mision i pamundur, por edhe Barcelona ka pasur problemet e saj këtë sezon në kampionat, ku e sheh veten me tetë pikë më pak se kryesuesit e Realit të Madridit.

Të dyja skuadrat janë ndeshur edhe një herë tjetër në këtë fazë të turneut, në sezonin 2019-2020 dhe ishin spanjollët ata që u kualifikuan në fazën tjetër të turneut. Ndeshja e parë në Napoli përfundoi në barazim 1-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Barcelonë 3-1 për spanjollët.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Ostigard, Rrahmani, Mazzocchi; Zambo Anguissa, Lobotka, Cajuste; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Barcelona: Ter Stegen; Koundé, Ronald Araújo, Iñigo Martínez, João Cancelo; De Jong, Christensen, Gündoğan; Yamal, Lewandowski, Pedri

Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme në Champions është përballja mes Portos dhe Arsenalit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img