Saturday, July 27, 2024

Sfidat shqiptare në Ligën e Konferencës luhen sot

Lexo

Sot do të luhen tre sfidat e kthimit të vlefshme për Ligën e Konferencës. Tirana do të sfidojë Dinamo Batumin në orën 19:00.  Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë la gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit dhe Trana i kthen vizitën Dinamo Batumit, me objektivin që të kalojë në turin e dytë të Conference League.

Mentaliteti i klubit kërkon gjithmonë të luhet për të arritur maksimumin. Përveç trajnerit Shehi, këtë e kanë të qartë mbi të gjitha futbollistët, që të përfaqësuar nga Florent Hasani besojnë te arritja e objektivit.

“Na është bashkuar Kaina që ndeshjen e parë nuk e kishim për arsye mjekësore. Grupi është i plotë. Regi është një nga lojtarët e rëndësishëm, e nisi nga stoli në ndeshjen e parë. Nuk e kemi fiksuar ende se ka edhe një stërvitje, mund ta nisë edhe nga fillimi”, shtoi Shehi. Sfida në Gjeorgji ndërmjet Dinamo Batumi dhe Tiranës, luhet mbrëmjen e kësaj të enjteje, prej orës 19:00.

Skuadra e Egnatias do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër ekipit të Ararat-Armenia në orën 20:00. Ekipi rrogozhinas do të kërkojë kualifikimin mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”. Në ndeshjen e parë Egnatia arriti të barazonte 1-1 në fundin e ndeshjes në Armeni, falë një goli në minutën e fundit nga ana e sulmuesit Dëamena. Tashmë rrogozhinasit kërkojnë të shkruajnë historinë, jo vetëm duke kaluar këtë fazë, por duke menduar dhe për më tej.

Nga ana tjetër, Vllaznia do të zbresë sot në “Loro Boriçi” në orën 20:45 për të luajtur ndeshjen e kthimit përballë Linfield. Në ndeshjen e kuqeblutë u mundën me rezultatin 3-1 nga irlandezët e veriut, por ai gol i Juric në minutat e fundit të ndeshjes mban gjallë shpresat e kualifikimit.

Të besuarit e Memellit do të luajnë sot gjithçka për gjithçka më një plus të madh duke e ditur që janë në shtëpinë e tyre dhe se mbështetja e madhe e tifozëve do t’i motivojë për kualifikimin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img