Sunday, May 19, 2024

Debutoi me barazim, Fagu: Tirana mund të fitojë titullin, kemi lojtarë cilësorë

Lexo

Trajneri Erbim Fagu, debutoi me barazim në stolin e Tiranës, ndaj Teutës në çerekfinalen e Kupës.

Fagu deklaroi për MCN TV, se ka besim që Tirana mund të fitojë titullin, sepse sipas tij ka lojtarë cilësorë.

Ishte dita e parë me skuadrën. Logjikisht do ndiqja linjën që skuadra kishte pasur. Kishim dy mungesa si Latifi dhe Deliu. Lojtarët që u aktivizuan sot, mendova të rreshtoja këta lojtarë me direktivat që dhashë para ndeshjes.

Unë jam optimist, e kam ndjekur kampionatin shqiptar, megjithëse kam qenë në Holandë. Tirana e ka kontingjentin. Lojtarët janë cilësorë. I kemi mundësitë, me grupin aktual, që të arrijmë objektivat që kemi.

Sa i përket, skemës. Nuk mund ta komentoj, nëse është mirë apo kem. Jam shumë optimist se me këtë grup do arrijmë katërshen e parë dhe të synojmë titullin kampion.

Nuk kishte rotacion, por përdora lojtarët që kisha në dispozicion. Nuk mund të them që ishte strategji për të mos pësuar. Direktivat ishin, për ta luajtur topin nga poshtë. Edhe Teuta në fund ndryshoi skemën dhe na hapën pak probleme.

Nuk pashë ndonjë ngarkesë psikologjike të lojtarët. Më shumë do të thoja që ishte një lodhje fizike.

Nuk do bëj ndonjë mrekulli, për kaq koha sa kam dhe sa ka ngelur. Si çdo trajner, edhe unë kam filozofinë time dhe do mundohem t’ia përcjell ekipit. Kjo është sfida ime. Tirana i ka mundësitë për titullin kampion. Këtë e them me bindje. Jam besimplotë. Do bëjmë hyzmetin, për të arritur këtë objektiv. Titulli është objektivi kryesor i klubit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img