Thursday, May 2, 2024

Di Biagio: Lojtarët e mi janë më të mirët në botë, ndaj Skënderbeut merituam barazimin

Lexo

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli për MCN TV, pas humbjes ndaj Skënderbeut. Tekniku italian tha se nuk dëshiron të kritikojë lojtarët, për të cilët u shpreh se janë më të mirët në botë.Di Biagio theksoi gjithashtu se skuadra duhet të ndryshojë marsh, ndërsa shtoi se skuadra e tij sot meritonte barazimin.

Ka qenë një pjesë e parë e mirë, ku ne meritonim avantazhin për atë që treguam në fushë. Nuk mund të jem i kënaqur kur në dy javë, nuk kemi fituar. Ndoshta sot meritonim më shumë, por duhet të kemi parasysh sesi lindi kjo Dinamo.

Është e pabesueshme kur prodhon shumë dhe je me zero pikë. Ishte e natyrshme se do luhej ndryshe, pasi ishin dy skuadra me karakteristika të ndryshme. Pavarësisht problemeve, prodhuam 3-4 raste që ishin të pastra dhe nuk shënuam dot gol.

Edhe pse nuk luajtëm një futboll të mirë, në pjesën e dytë meritonim barazimin. Duhet të ishim më të ashpër në metrat e fundit.

Kur në dy ndeshje, prodhon 20 raste për shënim dhe shënon pak, duhet të jemi më konkretë. Nuk është kritikë për lojtarët, sepse janë shumë të përqendruar. Ajo që peshon dhe duhet është goli.

Nëse më pyet për lojtarët e mi, janë më të mirët në botë. Duhet të ndryshojmë marsh. Sa i përket ndërrimeve të detyrueshme, ishin ta rinj dhe e komplikonin situatën. Pritshmëritë janë shumë të mëdha për këtë skuadër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img