Mbrëmjen e së mërkurës, në stadiumin “Air Albania”, Egnatia dhe Dinamo do të diskutojnë trofeun e parë sezonal. Dy skuadrat, që marrin pjesë edhe në “Final 4”, do të ndeshen mes tyre në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Janë dy skuadrat finaliste të sezonit të kaluar, kur triumfuan blutë pas penalltive. Po ashtu, kryeqytetasit i kanë mundur rrogozhinasit edhe në finalen e Superkupës në majin dhjetor.
Si kanë ardhur Dinamo dhe Egnatia deri në finale? Një ecuri pak më të mirë kanë blutë, të cilët kanë eliminuar Besën, Tiranën dhe Vllazninë. Në 5 ndeshje të luajtura, skuadra e trajnerit Ilir Daja ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim.
Egnatia në rrugëtimin e saj ka eliminuar fillimisht Apoloninë dhe më pas Teutën dhe Elbasanin. Rrogozhinasit regjistrojnë tre barazime, një ndaj Teutës dhe dy ndaj Elbasanit në gjysmëfinale. Të mërkurën pritet një sfidë mjaft e luftuar, me dy skuadrat që kursyen titullarët në javën e fundit të kampionatit të rregullt.


