Tuesday, October 8, 2024

Dinamo kërkon pikë në Shkodër. Tekniku Mehmeti, përgatit strategjinë, anti-Vllazni

Lexo

Ndeshja e radhës në kampionat për Dinamo City është me Vllazninë dhe luhet ditën e diel, në stadiumin ‘Loro Boriçi’, ora 17:00. Para kësaj sfide ka folur para mediave trajneri Dritan Mehmeti, i cili mes të tjerash ka theksuar:  “Në Shkodër, ndaj Vllaznisë, është gjithmonë kënaqësi të luash.

Është një ambient shumë i mirë. Duhet të jemi të përqendruar dhe shumë të kujdesshëm. Për ne dhe për Vllazninë gjendja që po kalojmë mund të sjellë pak presionin e pikëve, kështu që duhet të jemi cinikë.

Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik. Me Vllazninë do të jetë e vështirë. Kemi probleme me disa lojtarë të dëmtuar. Edhe ata mund të kenë mungesa, por Vllaznia ka elementë cilësorë, plus ka një akademi shumë të mirë, që i sjell lojtarë të rinj të talentuar.

Kampionati kërkon vlerësim të madh dhe impenjim në çdo ndeshje. Siç e kam thënë që në fillim, duhet të njohim dhe respektojmë veten. Nëse e bëjmë këtë, jam i bindur se Dinamo do të ecë mirë. Kemi shënuar me mbrojtësit dhe mesfushorët dhe kjo shpërndarje është pozitive. Uroj që të jenë sulmuesit ata që mund ta zgjidhin ndeshjen në Shkodër, por e rëndësishme është të marrim rezultat”.

Dinamo mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes, me 19 pikë, ndërkohë që Vllaznia është e gjashta me dy pikë më pak se blutë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img