Ndeshja e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të Futsalës, Flamurtari-Vllaznia, e luajtur të shtunën e kaluar në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës, u ndërpre në minutën e dhjetë të pjesës së parë, kur rezultati ishte në favor të kuqebluve me rezultatin 1 me 2.
Shkak i kësaj ndërprerjeje ka qënë dhuna e ushtruar nga ekipi vendas ndaj skuadrës shkodrane, si dhe drejtorit sportiv, Arben Xhaferi. Ngjarja në fjalë është analizuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ku në përfundim kanë vendosur që Flamurtari ta humb ndeshjen në tavolinë duke i dhënë fitoren Vllaznisë me rezultatin, 0 me 3.
Përpos, kësaj, klubi vendas është dënuar me gjobë financiare, me shumën prej 200.000 mijë lekë, si dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë dhë në fushë asnjanëse.
“Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.
Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.”, thuhet në vendimin e publikuar nga ana e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-s.
Në këtë mënyrë, tre pikëshi i marrë në transfertë nga ekipi i Vllaznisë, konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi i rifut kuqeblutë në garën për vendin e dytë, që është i barazvlefshëm me zonën Europiane.
Krahas kampionatit, Vllaznia Futsal ka synimet e saj edhe në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, ku pas shortit kuqeblutë do të ndeshen në gjysëmfinalen e parë me Partizanin Futsal. Ndeshja zhvillohet në kompleksin “Goga” në Durrës në datën 13 Shkurt ora 19:00.