Saturday, July 27, 2024

Superiore-Të shtunën, Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi. Kuqeblutë kërkojnë rikthimin tek fitorja, durrsakëve i vjen në ndihmë bilanci pozitiv i viteve të fundit

Lexo

Vllaznia do të përballet me Teutën ditën e shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abisnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.
Nje ndeshje në të cilën ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm, por sigurisht duan me doemos 3 pikët. Vllaznia dëshiron fitoren që të afrohet me vendin e dytë që mbahet nga Partizani,me këta të fundit që kanë 3 pikë më shumë se shkodranët.
Në krahun tjetër,Teuta, do të “luftojë” për të marrë pikë jetike të cilat i duhen domosdoshmërisht për objektivin “mbijetesë”. Durrsakët renditen në vendin e nëntë në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Kukësi i vendit të fundit.
Por edhe pse akualisht, Teuta po kalon një formë shumë më të dobët se Vllaznia, durrsakët mund të jenë të “favorizuar” nga e shkuara. Kjo për shkak të statistikave që këto dy ekipe me traditë kanë në Superiore në të kaluarën.
Fjala është për bilancin që nga viti 2010, e në vazhdim. Ku në 49 ndeshje të zhvilluara mes tyre,Vllaznia ka fituar 15 ndeshje, në barazim kanë përfunduar 15 sfida, ndërsa Teuta ka triumfuar në plot 19 raste. Statistika që ndoshta mund t’i mbeten vetëm të shkuarës, por mund të jenë një shtysë plus që të besuarit e Edi Martinit të motivohen për të mos dalë pa pikë nga transferta e vështirë shkodrane.
Fitoret e Teutes:
Vllaznia-Teuta(0-2) 2010
Teuta-Vllaznia(1-0) 2012
Teuta-Vllaznia (3-2) 2013
Vllaznia-Teuta(1-3) 2014
Vllaznia-Teuta (1-2) 2014
Teuta-Vllaznia (2-1) 2015
Teuta-Vllaznia (2-0) 2015
Vllaznia-Teuta (0-1) 2015
Teuta-Vllaznia (1-0) 2016
Vllaznia-Teuta (0-2) 2016
Teuta-Vllaznia (2-0) 2017
Vllaznia-Teuta (0-1) 2017
Teuta-Vllaznia (1-0) 2017
Teuta-Vllaznia (2-0) 2018
Teuta-Vllaznia (3-1) 2020
Teuta-Vllaznia (1-0) 2020
Vllaznia-Teuta (0-3) 2020
Teuta-Vllaznia (1-0) 2021
Teuta-Vllaznia (3-0) 2021
Fitoret e Vllaznisë:
Teuta-Vllaznia (0-3) 2011
Vllaznia-Teuta (3-1) 2011
Teuta-Vllaznia (0-1) 2012
Vllaznia-Teuta (2-0) 2013
Teuta-Vllaznia (0-1) 2014
Vllaznia-Teuta (1-0) 2015
Vllaznia-Teuta (1-0) 2016
Vllaznia-Teuta (1-0) 2017
Vllaznia-Teuta (2-0) 2018
Vllaznia-Teuta (1-0) 2021
Vllaznia-Teuta (4-2) 2022
Vllaznia-Teuta (4-0) 2022
Vllaznia-Teuta (1-0) 2023
Vllaznia-Teuta (2-0) 2023
Teuta-Vllaznia (0-1) 2023
Barazimet mes skuadrave nga 2010-2023
Teuta-Vllaznia (0-0) 2010
Teuta-Vllaznia (0-0) 2011
Vllaznia-Teuta (1-1) 2014
Teuta-Vllaznia (0-0) 2016
Vllaznia-Teuta (0-0) 2017
Teuta-Vllaznia (0-0) 2019
Vllaznia-Teuta (0-0) 2019
Vllaznia-Teuta (2-2) 2020
Vllaznia-Teuta (0-0) 2020
Vllaznia-Teuta (0-0) 2021
Vllaznia-Teuta (1-1) 2021
Teuta-Vllaznia (1-1) 2021
Teuta-Vllaznia(1-1) 2022
Teuta-Vllaznia (0-0) 2022
Teuta-Vllaznia (1-1) 2023
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img