Friday, May 17, 2024

Duka, vizitë në Pukë. Kreu i FSHF-së, premton financimin e dy fushave moderne futbolli, mbështetje dhe financime të terreneve dhe klasave sportive, ekipeve zinxhir të KF Tërbunit, infrastrukturën e stadiumit “Ismail Xhemali, etj

Lexo

Qyteti verior i Pukës, pritet t’i nënshtrohet një faze të re investimesh. Bëhet fjalë për fushën e sportit, por që njëherazi ndikojnë edhe në përmirësimin e klimës së turizmit. Një gjë të tillë e përcjell për opinionin sportiv, kreu i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, i cili mban edhe postin e Presidentit të KF Tërbuni. Në një postim që ka publikuar në rrjetet sociale, ai shpreh kënaqësinë që institucioni që ai drejton, Bashkia Pukë, si dhe KF Tërbuni, ai ka bërë të ditur nisjen e një fryme të re bashkëpunimi me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe personalisht me kreun e saj, Armand Duka.

“Dje pata një takim të frytshëm dhe miqësor me z. Armand Duka, President i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht dhe Zv. President i UEFA-s, me të cilin bashkëndamë disa problematika, si dhe diskutuam çështje të niveleve bashkëpunuese.

Si fillim, e urova z. Duka për zgjedhjen e tij në njërin prej pozicioneve më të larta drejtuese të “qeverisë së futbollit” europian, si dhe shpreha konsideratat e mia për punën e tij në krye të FSHF-së, duke bërë që futbolli shqiptar të ketë arritje të mëdha, jo vetëm në planin sportiv, por dhe infrastrukturor.

Marrëdhëniet e mëhershme të Bashkisë Pukë me FSHF-në, janë orientuar nga klientelizmi politik dhe me një qasje partizane, duke mos arritur asnjëherë nivelin e duhur të bashkëpunimit, ndaj dhe kjo vizitë e z. Duka, shoqëruar nga miku i tij Edmond Hasanbelliu, Presidenti i KF Teuta, u karakterizua nga mesazhet dhe fryma konstruktive për mbështetje dhe financime të terreneve dhe klasave sportive, ekipeve zingjir të KF Tërbunit, infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme (dhomat e zhveshjeve, stolat) të stadiumit “Ismail Xhemali”.

Me rëndësi dhe mjaft i shumëpritur ishte premtimi i z. Duka, për financimin e dy fushave moderne, të cilat do shërbejnë, jo vetëm për stërvitje, por dhe për ndeshje futbolli, ndërtimi i të cilave pritet të gjenerojë turizmin sportiv në Pukë.

Më pas inspektuam kushtet e stadiumit “Ismail Xhemali”, si dhe pamë nga afër vendin për ndërtimin e dy fushave të sipërmendura.

Normalizimi i marrëdhënieve me institucionin kryesor të menaxhimit të futbollit (FSHF), është qasja e duhur drejt një vizioni që ndërton politika afagjata dhe në dobi të zhvillimit të sportit, duke e materializuar me bashkëpunime dypalëshe për më shumë investime në infrastrukturë dhe logjistikë për sportin pukjan.”, shkruan kryebashkiaku pukjan, Rrok Dodaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img