Dy sfidat e fundit në orën 21:00 mbyllin javën e parë të Abisnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e parë e Abisnet Superiore mbyllet sonte me dy sfidat e fundit,të cilat do të luhen në të njëjtën orë.
Në “Elbasan Arena” Dinamo do të përballet me Vorën në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë ta nisin sezonin me rezultat pozitiv.
Dinamo synon të shfrytëzoj faktorin fushë dhe të mar tri pikët ndërsa Vora do të tentojë të surprizojë në transfertë.
Në të njëjtën orë në “Egnatia Arena” kampionët në fuqi të Egnatias do të presin Tiranën.
Rrogozhinasit kërkojnë një start pozitiv përpara tifozëve të tyre ndërsa bardheblutë synojnë të marrin pikë në një transfertë të vështirë.
Pas tre barazimeve në sfidat e para të javës mbetet për tu parë nëse Dinamo,Vora,Egnatia apo Tirana do të jetë skuadra e parë që do të festojë një fitore në sezonin e ri.
Dy duele në të njëjtën orë me shumë interes dhe pritshmëri,që do të vendosin renditjen e javës hapëse të Abisnet Superiore.
Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img