Sunday, May 19, 2024

E pazakontë-Ndodh në Belgjikë-Për një gabim të… VAR-it, do të riluhet ndeshja, Anderleht-Gent

Lexo

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin belg. Komisioni i Disiplinës në federatën belge të futbollit, ka vendosur që një ndeshje të riluhet për shkak të një gabimi të bërë nga arbitrat e dhomës së videove të VAR-it. Por çfarë ka ndodhur? Anderlecht–Genk, ndeshje e vlefshme për divizionin më të lartë belg. Penallti për ekipin mik. Portieri i ekipit vendas Schmeichel grushton topin e goditur nga Heyman, por Yira Sor shënon aty pranë. Arbitri e anuloi golin pasi mesfushori kishte hyrë më herët brenda në zonë.

Të njëjtën gjë, bënë edhe dy lojtarë të Anderlehtit, ndaj penalltia duhej të ishte përsëritur, por në vend të kësaj arbitri dha një goditje dënimi për ekipin vendas. Në këtë rast arbitrat në dhomën e videove të VAR-it nuk e korrigjuan atë vendim të gabuar të arbitrit. Ndeshja përfundon 2-1 për Anderlechtin dhe Genk apelon vendimin. Në mënyrë të papritur vjen vendimi historik: ndeshja duhet të përsëritet për shkak të gabimit të VAR-it.

Pra ndeshja e luajtur më 23 dhjetor të viti të kaluar do të riluhet. Këshilli Disiplinor i futbollit profesionist ka vendosur që ndeshja Anderlecht – Genk e luajtur në fund të vitit të kaluar do të riluhet. Ai anuloi vendimin e mëparshëm të Departamentit të Gjyqtarëve Profesionistë për të mos riluajtur ndeshjen. Këshilli ndoqi argumentin se zyrtarët e ndeshjes i zbatuan gabimisht rregullat në rastin e penalltisë në fjalë. Genk shpreson që së shpejti të gjendet një datë për të riluajtur ndeshjen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img